
Një replikë midis Ramës dhe deputetit të PD-së Klevis Balliu u përdor si arsye nga 'Babloku' për të ndaluar prezantimin e programit.
Seanca në Kuvendin e Shqipërisë, e cila pritej të ishte një maratonë diskutimesh dhe prezantimesh të programit, zgjati rreth 20 minuta.
Siç paralajmëroi, kryeministri Edi Rama vendosi një diktaturë votash në sallën e Kuvendit, duke miratuar programin e Qeverisë pa asnjë diskutim, dhe pa e prezantuar as programin për 4 vitet e ardhshme.
Opozita u acarua kur Edi Rama ia dha fjalën 'Diellës', e cila po shpjegonte pozicionin e saj si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale. Një replikë midis Ramës dhe deputetit të PD-së Klevis Balliu u përdor si arsye nga 'Babloku' për të mos vazhduar prezantimin e programit. Taulant Balla në emër të Grupit Parlamentar Socialist kërkoi një pushim 5-minutësh, duke akuzuar opozitën për shkelje të rregullave duke mos lejuar Kryeministrin të prezantonte programin.
Kur seanca rifilloi, deputetët e opozitës të udhëhequr nga Gazment Bardhi hodhën fletëpalosje të Kushtetutës drejt Ramës dhe ministrave të rinj, duke akuzuar Bablokun për shkelje të dokumentit themelor të shtetit. Mes kaosit të krijuar në sallë, Kryetari Niko Peleshi e hodhi në votim programin e Qeverisë, duke marrë 82 vota pro (vazhdon)
Lini një Përgjigje