
Dua t’i them pakicës se nuk është puna jonë se çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe nga respekti për zgjedhësit tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse harroni të përdorni trupin, duart dhe këmbët tuaja si argument dhe të bëni zhurmë dhe të rrëzoni tavolina me duar si alternativë...
Kryeministri Edi Rama, në seancën maratonë që ka nisur në Kuvend, ku do të prezantojë programin e Qeverisë dhe përbërjen e kabinetit, i drejtoi një paralajmërim të ashpër opozitës që të respektojë sallën e Parlamentit.
Duke iu drejtuar opozitës, Rama tha se shumica do të ketë të gjithë vëmendjen, por duke vendosur kushtin që deputetët e saj të harrojnë të përdorin këmbët dhe duart për të trokitur në tavolinë. Në këtë kontekst, Kryeministri paralajmëroi se seancat do të zgjasin aq sa do të zgjaste një proces votimi, nëse opozita zbaton skenarët e bllokimit të seancave.
" Si kryetari i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës evropiane të Shqipërisë, dua t'i përcjell urimet e mia kryetarit të ri, Niko Peleshi, për udhëheqjen më të suksesshme të kuvendit."
Urime dhe suksese. Nuk jam këtu sot për të zhvilluar zyrtarisht një votëbesim ndaj qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakontë në këtë sallë, dhe dua t'i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk janë të mjaftueshme për të shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na kanë dhënë këtë herë.
83 mandate ose mbi 50% e votuesve në mbështetje janë shifra për një borxh të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt.
Një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një linjë të re sjelljeje, një qasje të re autokritike, me ide dhe inovacion në çdo drejtim, dhe durim.
Vullnet dhe energji e re në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri.
Dua t’i them pakicës se nuk është puna jonë se çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe nga respekti për zgjedhësit tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse harroni të përdorni trupin, duart dhe këmbët tuaja si argument dhe të bëni zhurmë dhe të rrëzoni tavolina si alternativë.
Përndryshe, prania jonë këtu do të zgjasë aq sa një proces votimi ”, tha Rama.
Lini një Përgjigje