TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2026, 20:53

Jahte, dhjetëra hektarë pyje, apartamente dhe garazhe, SPAK sekuestron 41 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqiri!

Shkruar nga Pamfleti
Jahte, dhjetëra hektarë pyje, apartamente dhe garazhe, SPAK sekuestron
Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të një hetimi për korrupsion, krim të organizuar dhe pastrim parash, duke përfshirë prona, biznese, mjete luksoze dhe llogari bankare. Ndër të hetuarit janë Ergys Agasi dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar Ermal Beqiri, ndaj të cilëve janë marrë masa sekuestrimi për dhjetëra pasuri.

Ergys Agasi i njohur si “koordinatori i krimit” duket se ka vënë miliarda nga lidhjet me pushtetin e Edi Ramës. Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 30 pasuri. Ndërsa bashkëpunëtorit të tij Ermal Beqirit i janë sekuestruar 11 pasuri, mes tyre edhe një jaht. Po ashtu i janë sekuestruar disa pasuri edhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Kërçanaj. 

Pasuritë e sekuestruara në total përfshijnë apartamente në Tiranë, Durrës dhe zona turistike, troje dhe ndërtesa në Petrelë, Lundër, Green Coast, Gjilekë e Golem, si edhe automjete luksoze, si Land Rover Defender 2023 dhe një jaht me emrin “Skyfall”.

SPAK ka theksuar se në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 milion euro.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupittë strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëvepublikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë”I kryer nëbashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuarkriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatakriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Në ngarkim të personit nën hetim M. K:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetim E.A:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim E.B:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyreështë mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

ergys agasi dhe ermal beqiri spak

1 Komente

  1. F
    F

    Shtoni dhe 2 milione veren qe i vodhen SPAKut.

    Lini një Përgjigje