TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Shkurt 2024, 17:46

Zoti Blinken, shtyjeni me 4 ditë vizitën! Shqiptarët janë më shumë se qelbësirat që po ju lëpihen

Shkruar nga Myslim Murrizi

Zoti Blinken, shtyjeni me 4 ditë vizitën! Shqiptarët janë

Po erdhët më datë 20 shkurt ndoshta do të mërzitet Xhorxhi, Alexi dhe Qeveria, por do tu nderojnë e vlerësojnë shqiptarët dhe Shqipëria, sepse rrëzimi i simbolit të diktaturës nëpërmjet tërheqjes zvarrë të bustit të diktatorit, është ngjarje historike që ndau Shqipërinë nga komunizmi dhe nuk ka lidhje me darkën që hëngri Alexi me Ramën mbrëmë...

I nderuar Z. Blinken!

Po pat mundësi, shtyje pas katër ditësh vizitën për në Tiranë, dhe mos hajde më datë 16 shkurt, por eja më datë 20 shkurt.

Megjithëse Alexi ka ardhur qysh mbrëmë, datë 9 në Tiranë, dhe ndoshta ju pret me datë 14 shkurt këtu meqë është festë pagane e quhet si dita e të dashuruarve.

I nderuar Z. Blinken!

Hajdeni me date 20 shkurt për të protestuar se bashku me ATA SHQIPTARE që para 33 vitesh rrezuan monumentin e një fundërrine diktator, që Shqipëria të mos ketë kurrë më diktatorë të tjerë palaço që ju lëpihen dhe paguajnë agjentët Tuaj të FBI për të vrarë pluralizmin.

Hajdeni me 20 shkurt që të jemi bashke në këtë date historike për shqiptarët qe donin Shqipërinë si Amerika dhe për shqiptarët që në 45 vjet u vranë mbi 6 mijë pse ëndërronin të bëheshim si Amerika.

Z. Blinken, hajdeni me 20 shkurt që të shikoni se sa shumë e kanë urryer shqiptaret regjimin e diktatorit dhe që mbi 1200 prej tyre janë vrarë në kufi mbi tela nga ky diktator, sepse tentuan te arratisen nga Shqipëria për të ardhur drejt vendit Tuaj apo drejt BE dhe Perëndimit.

I nderuar Z. Blinken!

Edhe pse ju jeni i majte dhe përfaqësues i një Presidenti të majtë, nuk besoj që i “dashuroni” diktaturat dhe diktatoret, aq më shumë kur janë dhe kokrra hajdutesh, mashtruesish ordiner, tinzare, të pa besë dhe “ vrasës” të opozitës me pagesë.

Z. Blinken!

Për shqiptaret data 20 shkurt është dita e çlirimit nga simboli i diktaturës dhe diktatorit, është dita e kurajos për të rrëzuar bustin e një perversi, por dhe dita qe motivon çdo shqiptar për tu ngritur kundra çdo kufome politike të gjallë, që ëndërron të bëhet si ai që ishte në bronz duke mashtruar e lëpire Aleksin, Xhorxhin dhe çdo argat të tyre.

Z. Blinken!

Hajdeni me datë 20 shkurt se do të mbaheni mend shume gjate në historinë e këtij populli që ka vuajtur 45 vite nga regjimi i atij bastardi që ja rrezuan bustin me datë 20 shkurt 1991, edhe pse prej vitit 1955 Shqipëria ishte anëtare e OKB, por kjo organizate heshti për 35 vjet rresht ndaj krimeve monstruoze të këtij diktatori.

Z. Blinken!

Po erdhët më datë 20 shkurt ndoshta do të mërzitet Xhorxhi, Alexi dhe Qeveria, por do tu nderojnë e vlerësojnë shqiptarët dhe Shqipëria, sepse rrëzimi i simbolit të diktaturës nëpërmjet tërheqjes zvarrë të bustit të diktatorit, është ngjarje historike që ndau Shqipërinë nga komunizmi dhe nuk ka lidhje me darkën që hëngri Alexi me Ramën mbrëmë tek lokali i Rejas.

Z. Bliknen!

Nësë do takoni Dumanin në SPAK apo kudo, kujdesuni që të mos t’u shohë Kraja dhe demonë të tjerë të asaj diktature bastarde që edhe në korrik të vitit 1990 kanë dënuar qytetarë pse tentonin të hynin në Ambasada për të ardhur drejt vendit Tuaj dhe Perëndimit për një jetë më të mirë, ngaqë akoma nuk ishte rrezuar monumenti, simboli dhe fytyra e vërtetë e diktaturës që ndodhi më 20 shkurt 1991.

Z. Blinken!

Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë më shumë sesa një grusht qelbësirash që takohen me Ju sepse janë në Qeveri nga vota të blera me paratë që ju vjedhin çdo ditë shqiptarëve dhe me paratë e krimit.

Z. Blinken!

Hajdeni më datë 20 shkurt që të shihni e takoni shqiptarë që e duan vendin e Tyre, që e duan lirinë dhe demokracinë dhe që para 33 vitesh kanë dalë në shesh si njerëz të lirë me parullën “E duam Shqipërinë si Amerika, e duam Shqipërinë si Europa”, por kurrë nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh Amerika dhe Europa do të na bëhej gati-gati si Shqipëria në atë shkurt të vitit 1991, e do të mbështeste një diktatore hajdut për të ringritur një diktaturë qelbësirash.

Z. Bliknen!

Data 20 shkurt ju përket shqiptarëve që nuk duan, dhe nuk durojnë diktaturë dhe diktatorë jo individëve të veçantë që Ju Z. Blinken mund t’i dashuroni apo mund t’i urreni.

Z. Blinken!

Po erdhët më 20 shkurt, ju garantoj që në atë protestë do flisni vetëm Ju dhe askush tjetër, dhe shqiptarët do ju dëgjojnë siç kane dëgjuar “Zërin e Amerikës” plot shpresë nga 1945.

I nderuar Z.Blinken!

Shtyjeni me 4 dite vizitën Tuaj dhe do ta shihni se do ja vlejë shumë më shumë se çdo tur apo takim tjetër ne Ballkan dhe do të “vrisnit” frikën që shfaq herë pas herë Ambasada Juaj në çdo protestë të opozitës që lajmëron qytetarët amerikan të kenë “kujdes” e të mos kalojnë nga bulevardi.

Lini një Përgjigje

Forum