TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Maj 2023, 13:01

Trinomi Fredi Beleri-Greqi-SPAK; ka vetëm një fund

Shkruar nga Spartak Ngjela
Trinomi Fredi Beleri-Greqi-SPAK; ka vetëm një fund
Spartak Ngjela

Pas dënimit të tij me burg, Beleri nuk mund të jetë më kryetar bashkie në Himarë, ngaqë nuk e lejon ligji i Shqipërisë.

Fakti që politika qesharake greke me anë të ambasadores së Greqisë në Tiranë i shkon në burg Belerit, i cili është i arrestuar  për shitblerje votash, SPAK duhet ta dënojë maksimalisht Belerin.

Ambasadorja le të durojë derisa Beleri të mbarojë dënimin me burg që do të marrë, e mandej le ta punësojë në Ambasadën e Greqisë në Tiranë. Hahahahaha...

Se Beleri, pas dënimit të tij me burg, nuk mund të jetë më kryetar bashkie në Himarë, ngaqë nuk e lejon ligji i Shqipërisë.

Shqiptarët tani janë shumë të fortë. Kanë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik dhe po kuptohet se kanë hyrë në procesin e bashkimit kombëtar, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gadishullin Ilirik.

Kjo siç duket e tremb politikën e lartë greke. Por, është mirë ta përmbajë veten, se çështja shqiptare është ende një çështje historikisht e pambyllur, që do të vijojë si proces.

Edhe Çamëria, edhe genocidi antishqiptar në Çamëri dhe dëbimi me dhunë i popullsisë autoktone çame nga trojet e tyre, është ende një çështje e hapur historike.

Por, ndërkohë, shqiptarët janë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

Prisni dhe shikoni...

spartak ngjela

Lini një Përgjigje