TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Nëntor 2023, 14:29

Trebythkëndëshi, një karrige shumë kulla!

Shkruar nga Azgan Haklaj

Trebythkëndëshi, një karrige shumë kulla!

Është mision kombëtar çlirimi i demokracisë dhe i republikës nga kthetrat e oktapodit të mafies politike dhe krimit të organizuar që në simbiozë me njëri tjetrit kanë pushtuar shtetin. Mobokracia (oklokracia) po ngordhë.

Hamasi i Berishës s’prekë karriget e rilindjes!

Pas Marshall Berishës fillon sulmin ndaj SPAKU-t ish ministri i brendshëm Çuçi i rilindjes.

Kjo dëshmon besëlidhjen e Trekëndëshit të Bermudës.

Ngjarjet e sotme në parlament janë aksiomë e akordit të plotë të Triumviratit famëkeq.

Hamasi i Berishës me bekimin e Ramës i vuni flakën karriges së kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha dhe jo karrigeve të rilindjes se i kanë të përbashkëta:

Tre bythë një karrige e shumë kulla!

Sot u dekonspiruan publikisht.

Fjalët e tyra me mllef tregojnë çfarë paniku po përjetojnë.

Sigurisht demokratët shqiptarë morën një mesazh të qartë se me kë e ka luftën foltorja dhe kush e mbështet.Këto veprime tregojnë fundin tragjikomik të triarkisë që ka sunduar 33 vite Shqipërinë.

Renia e neodiktaturës është e pashmangshme dhe agu i demokracisë është i pandalshëm.

Është mision kombëtar çlirimi i demokracisë dhe i republikës nga kthetrat e oktapodit të mafies politike dhe krimit të organizuar që në simbiozë me njëri tjetrit kanë pushtuar shtetin. Mobokracia (oklokracia) po ngordhë.

Shqiptarët presin lindjen e Republikës së Re!

berisha kuvend

Lini një Përgjigje

Forum