TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Shtator 2023, 07:14

Të ndërtosh shtet pranë të eturve për gjak njeriu!

Shkruar nga Kim Mehmeti

Të ndërtosh shtet pranë të eturve për gjak njeriu!

Pra ne sot si kurrë më parë duhet të jemi paqësorë që a kanë kuptuar se jo rrallë herë, kur e ke për fat të kesh ‘shtëpi’ pranë atyre që i lumturon fatkeqësia jote, lirinë dhe rehatinë vetjake duhet t’i ‘paguash’ me më të shtrenjtën që ke me gjakun tënd!

Jo sot kur u vra edhe një polic i saj, po prej moti, Kosova tregon sa e rëndë është të ndërtosh ‘shtëpi’ pranë fqinjëve të etur për gjak njeriu. Si dhe në kohë kur i ligu Serbia miklohet dhe shpërblehet, për ta joshur të shmangë udhën e krimit dhe kur i urti dhe viktima  Kosova  dënohet pse nuk janë më të kujdesshme ndaj vrasësve të tyre.     

Po Kosova vështirë e ka të konsolidohet si shtet sepse ajo duhet të bashkëbisedoj për të ardhmen e vet me vrasësit e deridjeshëm të saj, të cilët nuk ndjehen keq pse i kanë duart e përgjakura, por pse nuk ia dolën të na shfarosnin. 

Kosova nuk e ka të lehtë të konsolidohet si shtet sepse edhe shumë nga ata që e ndihmojnë atë të pajtohet me armikun e saj, janë të racës së keqe njerëzore që shëmtinë e vetë e mbulojnë me flamujt e rrejshëm të mirësisë njerëzore.

Por sido qoftë, sot kur toka e Kosovës u ujit edhe me gjakun e policit Afrim Bunjaku ajo më bindshëm se kurdo qoftë dëshmoi se gjitha orvatjet për ta zhbërë, atë vetëm e kanë forcuar dhe e kanë bërë më të qëndrueshme në betejën për të dëshmuar se shqipëtarët e saj e dinë se shtetin dhe lirinë i meriton vetëm për aq sa je i gatshëm ato t’i mirëmbash dhe t’i mbrosh.

Dhe sot, kur Beogradi tregon hapur se ka mbet ai që ishte kryeqendra e luftërave të reja ndëretnike duhet kuptuar se sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë atë në synimet e tij luftarake. 

Andaj ne nuk duhet të merremi me atë se çka thonë për ne ‘Borrelot’ e ‘Lajçakët’ por të bëjmë atë që i jep kuptim jetës më shumë se çka do qoftë tjetër: pasardhësve tanë të mos ua lëmë trashëgimi turpin, por betejën e fituar ndaj një Serbie që dinë të nxitë luftë, por jo edhe të ndërtojë paqe si dhe ndaj burrështetasve të sotëm serb të cilët e kanë të vulosur në ballë urrejtjen ndaj nesh. 

Pra ne sot si kurrë më parë duhet të jemi paqësorë që a kanë kuptuar se jo rrallë herë, kur e ke për fat të kesh ‘shtëpi’ pranë atyre që i lumturon fatkeqësia jote, lirinë dhe rehatinë vetjake duhet t’i ‘paguash’ me më të shtrenjtën që ke me gjakun tënd!

Lini një Përgjigje