
Turp dhe një krim historik ka qenë ky.
Shqiptarët sot e kanë një domosdoshmëri historike vendosjen e moralitetit kombëtar në drejtimin e qeverisë së tyre në Tiranë Askush nuk e di se ku po shkojmë sot ne Shqiptarët e Shqipërisë.
Por gjithsesi na duhet të theksojmë se shqiptarët që jetojnë sot në Shqipëri janë të siguruar nga të afërmit e tyre që po punojnë si emigrantë ekonomikë në Itali dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe prandaj duhet thënë se aktualisht jeta në Shqipëri është sot në një nivel mesatar. Por pyetja që duhet të ngrihet në këtë rast, është kjo: Kur do të fillojnë investimet ekonomike të shqiptarëve që po jetojnë këtu në Shqipëri?
Asgjë nuk dihet. Kurse kryeministri aktual nuk na thotë asgjë. Dhe na duhet ta pranojmë se ne sot po jetojmë me punën e shqiptarëve që punojnë në Evropën e Bashkuar, por edhe në Amerikë.
Sigurisht, kjo është një gjendje normale, sepse Shqipëria sot është një vend i lirë dhe puna është e lirë që të ushtrohet kudo ku shqiptari e sheh me leverdi.
Por pyetjet që duhet të ngrihen janë këto: Po këtu në Shqipëri kur do të fillojë puna e organizuar shkencërisht në prodhimin e mallrave? Kur do të fillojnë investimet? Kur do të nisë në Shqipëri investimi për prodhimin industrial?
E përse të zgjatemi më shumë me pyetje të tilla! Pyetja kryesore mbetet të jetë kjo: kush i shkatërroi dhe i shiti për SKRAP mbi 500 uzina e fabrika që ishin ndërtuar në Shqipëri me djersën e derdhur nga shqiptarët në mbi 30 vite punë rropatëse?
Ku shkuan 500 uzina dhe fabrika që u shkatërruan në Shqipëri nga viti 1992 e deri në vitin 1996?
Në këto vite dihet se ka drejtuar qeveria Berisha Meksi, por Beogradi politik u mburr se ai, në katër vite 1992-1996, me 40 milionë dollarë të paguar, Serbia ka shkatërruar në Shqipëri 500 uzina e fabrika
Turp dhe një krim historik ka qenë ky.
Po SPAK, çfarë po bën për këtë krim antikombëtar?
Si...
Nuk do të hetohet kurrë kjo gjëmë kombëtare?
Por të gjithë duhet të kujtohemi sot që shqiptarët i kishin ndërtuar ato fabrika e uzina me një punë rropatëse me të cilën mbanin frymën gjallë. Dhe sot do t'i kishin në dorën e tyre të blera që të gjitha nga kapitali privat shqiptar që tani dihet se është rritur, dhe prandaj do t'i kishte blerë, do t"i kishte ristrukturiar me një kapital industrial modern, dhe ato do të kishim sjellë sot në Shqipëri industrializimin modern të saj. Njëlloj sikurse ndodhi në të gjitha vendet ish komuniste të Evropës. Dhe paga minimale sot në Shqipëri do të ishte jo më pak se 2000 euro në muaj.
Por komunizmi ra, dhe shqiptarët me kapitalin privat nuk i morën dot ato që vetë i kishin ndërtuar me një punë të vështirë, dhe që nuk i gëzuan dot pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, sepse të gjithë këtë industri e shkatërruan armiqtë historikë të Shqipërisë, me veglat e tyre në qeverinë e Tiranës, në vitet 1992-1994.
Po SPAK çfarë po bën, a po heton për këtë krim antikombëtar?
Të shohim!
Lini një Përgjigje