TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Prill 2025, 12:34

A ngelet një burrë me barrë?

Shkruar nga Artan Fuga

A ngelet një burrë me barrë?

Disa javë para datës së zgjedhjeve burri dhe gruaja kanë qejf të thonë se do të votojnë sipas shijeve të tyre individuale. Sa më tepër afron data e zgjedhjeve, aq më shumë sjellja e tyre elektorale njehsohet...

Nuk do ta besoja po të ma thoshin se në 2025, debati elektoral do të merrte këtë përmasë antropologjike:

E majta thotë se gjysma e burrave janë impotentë, e djathta se nuk janë impotentë.

Çfarë nuk pret. Mundet ta zëmë në 2075 debati të bëhet:

A ngelet me barrë një burrë apo jo?

Ndërkohë që këta konsultantët e përndershëm dhe të shtrenjtë të fushatave elektorale nuk dinë një gjë që është ABC e fushatave elektorale prej njëqind vjetësh nga Alaska në Bangladesh, nga Australia në Turqi,

Disa javë para datës së zgjedhjeve burri dhe gruaja kanë qejf të thonë se do të votojnë sipas shijeve të tyre individuale.

Sa më tepër afron data e zgjedhjeve, aq më shumë sjellja e tyre elektorale njehsohet.

Le të bërtasin sa të duan nëpër mitingje, burri dhe gruaja në familje votojnë njësoj. Por, mundet që në Shqipëri bën vezë gjeli!

Edhe për gjëra të tjera: Gruaja hipën në makinën që zgjedh burri, burri, ha pilafin me fasule që gatuan gruaja, e kështu me radhë.

Për çështje politike, baste futbolli, lloje rakie, dhe gjëra pa shumë vlerë për familjen, maçiste, ndiqet shija e burrit, për filmin turk me Osmanin dhe të tjera vendos gruaja.

Si mundet të jetë ndryshe kur në mitingje mbushet salla me burra dhe pastaj gruaja të harxhojë kohë për të menduar se për kë do të votojë.

Përndryshe Elihu KATZ dhe Paul LAZARSFELD do të ishin ngritur si hije nga bota e përtejme dhe do të ishin hedhur me kokë në sheshin Skënderbej!

Lini një Përgjigje

Forum