
Dumani, duke menduar se Kraja, meqenëse gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer padronëve sezonal që kanë pasur në dorë karrierën e tij, do t’i shërbejë edhe Dumanit, e vendosi në komision për seleksionimin e kandidatëve për kreun e BKH.
U habita para disa kohësh kur pashë nëpër portale se Dumani shkarkoi komunisto-enveristin Kraja nga drejtor i marrëdhënieve me jashtë. Tani po shoh që “sherri” paska nisur për kreun e BKH. Dumani, duke menduar se Kraja, meqenëse gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer padronëve sezonal që kanë pasur në dorë karrierën e tij, do t’i shërbejë edhe Dumanit, e vendosi në komision për seleksionimin e kandidatëve për kreun e BKH.
Por Dumani ka harruar që Kraja përkrah vetëm çfarë janë nga ish-sigurimi dhe ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues të komunizmit, por kurrë nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kraja është turbulluar dhe errësuar kur ka parë mbiemrin Ndregjoni dhe menjëherë, jo që ka votuar kundër, por, po ta kishte në dorë, do ta arrestonte dhe dënonte përsëri për armik të partisë ose për prishje të moralit komunist, siç ka dënuar në korrik 1990 Andrea Dajian.
Ka bërë “ortak” edhe bashkëqytetarin e tij Behar Dibrën, që në perceptimin e të gjithë prokurorëve njihet si karakter “limonadë”, duke fërkuar duart për çdo fitues. Ndoshta është rasti i parë që vetë Dumani ka votuar kundër skualifikimit të kandidatit Ndregjoni dhe hera e parë që Dumani ka ndier se “ushtarët” kanë kuptuar që shefit po i mbaron mandati. Ehhh, mor Altin Dumani!

Servilët që të lëpijnë kur je në “kalin e pushtetit”, të shtyjnë sapo të shohin që je drejt fundit e kur e dinë mirë që nuk mund të kandidosh më. Kjo kategori, mor Altin, këtë punë ka bërë gjithë jetën, prandaj i tha Meta në gjyq: je i pabesë, sepse kështu kanë mbijetuar në sistem, duke i këputur mendjen kujtdo që është në karrigen e pushtetit dhe duke shitur e tradhtuar këdo që ikën nga karrigia e pushtetit.
Zoti Dumani!Që ta mbyllësh me dinjitet si drejtues i SPAK-ut, duhet të marrësh në dorë dosjen e BANKERS-it, të mbyllësh shpejt deri në 15 dhjetor dosjet e bujshme të korrupsionit të politikanëve dhe të përfundosh hetimet e dosjeve të AZHBR-së, inceneratorëve dhe zbërthimet e Sky-it, Ecro-s apo telefonatave BQ, ku dalin lidhjet e llumit me halet e politikës.
Ndryshe, do të harrohesh dhe do të mbetesh në histori si prokurori që bëre shumë zhurmë e deklarata bombastike, por asnjë punë konkrete. Zoti Ndregjoni! Mos u mërzit që të kanë skualifikuar ish-hetues të komunizmit, se nuk besoj që ke pritur tjetër gjë nga mostrat e diktaturës.
Lini një Përgjigje