
A do të vendoset tërësisht në veprim skema amerikane për likuidimin tërësor të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?
Tri janë çështjet kryesore që e shqetësojnë në zgjedhje gjithmonë një etni te pavarur në lidhje me sistemin demokratik që ajo ka vendosur të krijojë e ta zbatojë, në funksion të lirisë; demoktacisë; barazisë përpara ligjit, dhe personalitetit të individët.
I.
Cila do të jetë filozofia që duhet të përcaktojë llojin e shtetit në Shqipëri sipas tri formave klasike dhe moderne të shtetit:
Demokracia?
Monarkia?
Diktatura?
Por: Në funksion të kësaj filozofie, ku qëndron sot sistemi politik i shoqërisë shqiptar në Republikën e Shqipërisë? Në kushtetutë sistemi politik dhe kushtetues në Shqipëri është: Republika Demokratike, që duhet të krijohet me zgjedhje të lira për të gjithë popullin që përbën këtë shtet; dhe gjithmonë sipas ndarjes nga njëri-tjetri i të tre pushteteve: legjislativ; ekzekutiv dhe gjyqësor.
Kjo është aksioma.
Por shteti është shumë i brishtë në funksion të politikës; sepse në politikën aktuale të shoqërive pluraliste në Evropë; nuk ka rëndësi fare forma e shtetit: monarki apo republikë; por vetëm lloji i sistemit demokratik.
II.
Monarki apo republikë për formën e shtetit sot, në kulturën demokratike të Evropës, nuk don të thotë asgjë; sepse kryesore në funksion të demokracisë perëndimore është vetëm kjo pyetje: a janë të garantuara zgjedhjet e lira e të ndershme?
Dhe pas kësaj pyetjeje asgjë tjetër nuk mund ta kapërcejë këtë si moralitet modern demokratik, sepse kuptohet që, në funksion të pushtetit personal të një lideri politik; vetëm zgjedhjet e lira e të barabarta mund të sjellin me forcë ndalimin e instinktit të pushtetit personal të pakufizuar.
Dhe kjo arrihet vetëm me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por zgjedhjet e lira e të ndershme janë një proces shumë i rëndësishme dhe mund të arrihen vetëm mes votimit të lirë, të barabartë dhe të drejtë.
Dhe, në arritjen këtij sistemi demokratik; në funksion të demokracisë; është votimi i drejtë; i lirë dhe i barabartë ai që e përcakton nesë zgjedhjet kanë qenë të drejta e të moralshme
E pra; për të gjitha këto që shprehëm: Tri janë çështjet që shqetësojnë shoqëritë të krijojnë gjithmonë një etni e pavarur, e cila e ka krijuar shtetin e vet sipas kësaj pyetje thelbësore: Cila do të jetë filozofia që përcakton llojin e shtetit: Demokracia, Monarkia apo Diktatura?
III
Në funksion të kësaj filozofie, ku qëndron sistemi politik i shoqërisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë? Dhe sa reale ështe sot çështja e demokracisë në Shqipëri?
Në funksion të kësaj pyetjeje duhet të theksojmë që në fillim se: demokracia në Shqipëri si sistem, është ende larg nga niveli perëndimor; dhe zhvillimin e saj drejt përmirësimit e pengon tërësisht pushteti personal i të dy liderëve të partive të mëdha: PD dhe PS, të cilët janë në bllokim psikologjik nga forca e tyre personale retrograde, që i drejton më shumë si instinkt të pushtetit sesa si logjikë dhe arsye demokratikë.
Dhe pikërisht këta kanë ardhur pastaj, njëri pas tjetrit në pushtet absolut, kanë përvetësuar pushtetin politik personal, dhe kanë dhunuar edhe demokracinë shtetërore në Shqipëri.
Atëherë?
Ende nuk dihet kjo pyetjeje: A do të vendoset tërësisht në veprim skema amerikane për likuidimin tërësor të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?
Ajo tani ka filluar...
Dhe po u krye: ky do të jetë fillimi i demokracisë dhe i lirisë reale në Shqipëri.
Lini një Përgjigje