TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Nëntor 2025, 15:18

Rasti Veliaj dhe arsyeja që Kushtetuesja i la me gisht në gojë injorantët e politikës!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Rasti Veliaj dhe arsyeja që Kushtetuesja i la me gisht në gojë

Shteti ka mbetur në një instrument korruptiv, ku secili punon për vete, dhe koha ecën e shqiptarët po kërkojnë të emigrojnë jashtë Shqipërisë.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ata që drejtojnë shtetin nuk e kanë në profesion njohjen teorike dhe praktike të ligjit, domethënë nuk kanë mbaruar për jurisprudencë.

E kuptoni se ku ndodhemi?

Një shprehjen latine thotë: Ex nihilo nihil; Nga hiçi vjen vetëm asgjë.

Ja, pikërisht këtu jemi ne sot në lidhje me drejtimin e shtetit shqiptar në Shqipëri.

E them këtë sepse sot politikanë e drejtues të shtetit thoshin që Veliaj nuk mund të jetë më kryetar i Bashkisë së Tiranës, sepse ai është i arrestuar për korrupsion.

Por nuk e kuptojnë dot kota të mjerë që Veliaj ende nuk është dënuar me një vendim gjykate -  prandaj, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, Veliaj prezumohet i pafajshëm, derisa të jetë dënuar me një vendim gjykate, i cili duhet të ketë marrë formën e prerë?

E kujt t'i thuash!

Po sikur Veliaj të marrë pafajësinë në gjykatë, çfarë ndodh me këtë shtet dhe me këtë shoqëri nëse ai është shkarkuar se kryetar bashkie?

Dhe pikërisht kjo është edhe arsyeja që Gjykata Kushtetuese e mbylli këtë çështjen sipas kushtetutës, dhe i la me gisht në gojë injorantët që nuk e kanë politikën si profesion, sepse nuk kanë kulturë profesionale juridike për njohjen e ligjit, dhe nuk njohin asnjë doktrinën juridike për shtetin.

Sepse nuk kanë mbaruar për jurisprudencë.

Prandaj dhe shteti shqiptar është në dekadedencë të drejtimit ligjor, sepse në 30 vite demokraci ai nuk është drejtuar nga juristë dhe profesorë të drejtësisë, por nga njerëz të thjeshtë të popullit me profesion jashtë doktrinës së jurisprudencës.

Ende nuk po e kupton dot politika shqiptare që shteti është disiplinë ligjore, dhe ai duhet të mbajë profesionalisht në ruajtje drejtësinë e pacenuar, në zhvillimin e Shqipërisë si shtet i pavarur?

Jo, këtë ende nuk po e kupton dot politika aktuale në Shqipëri.

Prandaj dhe jemi sot në këtë gjendje politike ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri i bie patkoit!

Dhe shteti ka mbetur në një instrument korruptiv, ku secili punon për vete, dhe koha ecën e shqiptarët po kërkojnë të emigrojnë jashtë Shqipërisë.

Si mund ta drejtojë sot në Evropë shtetin një kryeministër që nuk ka mbaruar për jurisprudencë dhe të ketë bërë dhjetëra e dhjetëra procese gjyqësore si avokat?

Jo kjo nuk mund të ndodhë.

A e kuptoni tani se ku jemi ne si shoqëri?!

Ne jemi ende në një epoke antiligj, sepse ata që na kanë drejtuar deri tani, jo vetëm që nuk e kanë njohur ligjin, por kanë qenë kundër tij.

Dhe prandaj sërish na duhet të përdorim shprehjen e famshme latine:

Ex nihilo nihil.

Nga asgjëja vjen vetëm asgjë.

6 Komente

  1. g
    genci

    Sa kryeministra ne evrope kane mbaruar juridikun sipas avukatit

    1. P
      Populli

      O avukat ! shteti duhet te drejtohet nga Financiere, financieri eshte jo vetem economist por edhe jurist. Shteti shqiptar asnjehere nuk ka patur financiere ne drejtim, madje ministri i financave dikur ka,qene mesues anglishte dhe Profesione te tjera si ing, turp.i.madh

      1. .
        .

        E drejte deri diku. Disa politikane jo se nuk e dine, po me vetedije manipulojne pjesen e popullit qe nuk ka dije nga e drejta

        1. A
          Aliu

          Ka te drejte Avokot Ngjela kur flet per drejtesi. Vetem se me kujton ato deklaratat e famshme dhe plot kompetence juridike. “ Gjyqtari zhukri -pelliste Avokoti studio me studio , do shkoje ne BURG , sepse komplet pa asnje llogjike , i ka dhene vulen e PD -se , Saliut”. Se si shkoi ai muhabet dihet tashme, dhe Avokoti nuk ka kerkuar te pakten falje se ja kishte mbyt kot.

          1. K
            Kur s'ke takat

            Me logjikën pa logjikë të av.Ngjelës i bie që 3 anëtarë të GJ.K që votuan pro shkarkimit të Veliajt kanë qënë injorantë ligjorë. Pra për një votë më shumë do kishte dalë 4 me 4. Rrjedhimisht nga analizat e avokatit nuk del asgjë. Pyetja është: Nuk do ishte më mirë që avokati të dilte në pension e të rrinte rehat, se nuk del asgjë kur s'ke takat?

            1. T
              Toni Faqeziu

              Po inxhinieret ku i late or kokebole. Bota ecen me hapa te shpejta e teknika e shkenca zhvillohen nge mendjendriturit si Davinci, Newton, Ainshgtain, Tesla e shoke e jo nga tallagjeret ekonomiste, juriste zezat, gazetaret llapaqene qe kane punuar e shpikur vetem rregulla e ligje si e si te zhvasin popujt e te hapin luftra. Bota ka shume mrekullira te realizuare nge mendje e ndritur e njeriut. Shume vepra kane vlera e u kane vene nje emer e kane ndonje pllakate, por kush i beri nuk dihet. Ne Tirane jene bere shume ndertesa e punime dinjotoze por nuk degjuam nje te thote kush ishte arkitekti, por vetem fjale e fjale jane bere me para droge e llogje si te dyqani i fshatit nga ajka e mutrave qe derdhen ne det, media e rrugaceria e pamoraleshme.

              Lini një Përgjigje