
Kur do t'ia bëni publike shqiptarëve jetën e errët antikombëtare të Sali Berishës, të cilën ju e keni të dokumentuar?
Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Me funksion të politikës kombëtare, asgjë e veçantë.
Janë sërish socialistët, që po rezultojnë me sondazhe shumë të thella, në fitoren e majit të këtij viti.
I.
Sali Berisha nuk përfaqëson asgjë dhe e vetmja gjë që po bën indirekt, me prezencën e tij në krye të Partisë Demokratike, është fakti që po i siguron vijimisht fitoren Partisë Socialiste.
Saliu sot mund të quhet një defekt elektoral i Partisë Demokratike dhe i vetë të djathtës në Shqipëri.
Kurse Rama fërkon duart dhe gjithë lëvizjet e tij politike i bën që gjithmonë si kundërshtar të tij, direkt dhe absolut, të ketë Sali Berishën.
Po Berisha nuk e di këtë? Pse nuk largohet që e djathta me Partinë Demokratike të ketë mundësinë e rigrupimit të saj dhe kështu të fitojë zgjedhjet?
A e dinë krerët e Partisë Demokratike që Sali Berisha është nongrata në Amerikë?
Dhe, a e dinë këta krerë që, prandaj e pikërisht për këtë, e djathta në Shqipëri e ka të pamundur që të vijë në pushtet?
E dinë këta krerë të Partisë Demokratike se po drejtohen nga një person që Uashingtoni politik e konsideron se një individ që ka kryer aktivitet antiamerikan dhe që këtë e ka të provuar me fakte?
Po Berisha pse nuk largohet që ta lërë të lirë Partinë Demokratike, e që kjo parti të ketë mundësinë e hapur që e djathta të vijë në pushtet?
E di Saliu që e djathta shqiptare po goditet gjatë vetëm sepse po drejtohet nga ai, i cili është dekretuar si individ me veprimtari antiamerikane?
Sigurisht që i di.
Por atëherë, pse nuk largohet Berisha që të lejojë të djathtën shqiptare të shkojë kryelartë në Uashington?
E di Sali Berisha që duke bllokuar të djathtën në Shqipëri, vijon t'i bëjë ende dëm shtresës së persekutuar nga komunizmi në 45 vite rresht, me një dhunë çnjerëzorë të pashoq?
E di Saliu që duhet të kujtohet se, kur e djathta që ai po drejton ka qenë burgjeve, Sali Berisha ka qenë sekretar partie në kryeqendrën e mjekësisë kombëtare?
Ja, këto janë pyetjet:
II.
Nëse Sali Berisha i di të gjitha këto dhe di edhe faktin që sot ai është person nongrata në Amerikë si një person antiamerikan, pse qëndron dhe bllokon Partinë Demokratike?
Është e thjeshtë: ekspertët e huaj më kanë thënë se Saliu tani nuk lëviz dot, sepse nuk e lë Beogradi.
E kuptoni se ku jemi?
Dhe koha ikën në favor të së majtës shqiptare, sepse kjo është një kohë që, Sali Berishën nuk e pranon struktura e lartë politike dhe parlamentare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E pra: ja, kjo është gjendja!
Po unë dua që, me këtë rast, të pyes politikën e lartë amerikane në Uashington e në Tiranë:
Kur do t'ia bëni publike shqiptarëve jetën e errët antikombëtare të Sali Berishës, të cilën ju e keni të dokumentuar?
Pse politika amerikane nuk ia bën të qartë edhe shqiptarëve dokumentin e zi që zv.Sekretari i Shtetit Amerikan, Brian Hoyt Yee, ia vuri Saliut përpara, kur e shkuli atë nga çadra e tij që mbështetej nga ushtarakët rusë dhe e plasi me forcë në Kuvendin e Shqipërisë?
Lini një Përgjigje