
Shqiptarët po i drejton sot një kryeministër me profesion piktor që nuk e njeh dot as tregun dhe as ligjin!
Do vijë një kohë kur Partia Socialiste që i ka votat e shqiptarëve do të akuzohet nga historia se nuk ka ditur të ketë një kryetar i cili të mendojë për interesat e Shqipërisë dhe të jetë profesionist.
Kryeministri aktual nuk ka ide për zhvillimin kombëtar në mendimin e tij, në kohën që ky po e drejton vendin si kryeministër.
Dhe Shqipëria po e vuan.
Dhe do të vijojë ta vuajë për aq kohë sa Partia Socialiste që ka pushtetin të mos ketë kryetar racional për shqiptarinë dhe një profesionist të tregut dhe të zhvillimit kombëtar si kryeministrin e saj.
Se një të tillë kryeministër u ka dhënë sot shqiptarëve Partia Socialiste.
Asgjë nuk po bëhet sot në Shqipëri; dhe ne shqiptarët sot në Shqipëri po na mbajnë paratë e emigracionit shqiptar që ndodhet dhe punon në Bashkimin Evropian dhe në Amerikë.
Po ne këtu?
Deri tani shumë pak po bëhet për zhvillimin kombëtar.
Por çfarë po ndodh?
Ajo që unë shpreha më lart: Shqiptarët po i drejton sot një kryeministër me profesion piktor që nuk e njeh dot as tregun dhe as ligjin dhe nuk e koncepton dot se çfarë është zhvillimi kombëtar.
Atëherë?
Asgjë. Kjo do të jetë situata derisa kriza e thellë shoqërore që ka mundësi të thellohet në Shqipëri, ta flakë ekipin drejtues të qeverisë së sotme në Tiranë.
Lini një Përgjigje