TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Shkurt 2025, 12:27

‘Politika e madhe’ e Tiranës dhe Prishtinës përballë retorikës së Trump me Ukrainën!

Shkruar nga Aranit Muraçi
‘Politika e madhe’ e Tiranës dhe Prishtinës
Zelensky dhe Trump, Edi Rama

Politika ‘e madhe’ shqiptare, e Tiranës (bashkë me atë Prishtinës) megjithatë duhet justifikuar pse beson ose të paktën kërkon që elektorati ta besojë se me siguri që Trump është dhe mendon çdo ditë për të. Si rrjedhojë edhe Europa, ‘detyrimisht’.

Logjika e ‘politikës së madhe’ të Tiranës e Prishtinës përballë retorikës së Trump me Ukrainën!
Winston Churchill nga përvoja e tij si kryeministër në kohe lufte tha se, “politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë vritesh veç një herë”!
Për atë që po ndodh sot në Europë, vështirë se mund të ketë një përqasje më të saktë.
Presidenti amerikan, Donald Trump para nisjes së bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, në ‘emër të popullit’ ukrainas duket sikur e ka ‘shkarkuar’ Volodymyr Zelenskyy-n nga posti i Presidentit të Ukrainës.
Presidenti amerikan thotë se homologu i tij ukrainas është thjesht një komedian, i cili ka frikë të zhvillojë zgjedhje dhe i ka shtyrë ato me preteksin e luftës, ngaqë sondazhet (që interpreton Trump) dalin në përfundimin se Zelensky mbështetet aktualisht nga vetëm 4 për qind e elektorarit. Dhe për këtë arsye, Zelensky rezulton të jetë “diktator”.
Zelensky e thënë ndryshe nuk është fare politikan në këndvështrimin e Trump, madje ai e konsideroi presidentin ukrainas amator edhe si komedian. Zotësia e tij e vetme sipas Trump ishte se ai e bindi SHBA-në, nën drejtimin e Biden, t’i merrte 350 miliardë dollarë si ndihmë për një luftë ‘që nuk mund ta fitonte dot kurrë’.
Zelensky shprehet se Trump ka rënë “viktimë” e propogandës ruse madje e akuzon Presidentin amerikan se i ka kërkuar në këmbim të ndihmës për të fituar luftën shfrytëzimin e pasurive natyrore si mineralet e rralla me vlerë; 500 miliard dollarë, ofertë të cilën ai e ka refuzuar.
E ndërsa Trump fajëson Zelenskyy për shpërthimin e luftës, një luftë që thotë se nuk mund ta fitojë dot kurrë, ai fajëson njëkohësisht edhe Europën që pretendon se i ka ndjekur deri tani zhvillimet “me duar në xhepa” dhe faturën ia ka lënë SHBA.
Me fjalë të tjera Trump e akuzoi Zelensky se është futur në “telashe” me një fortë se ai vetë dhe ndërsa kërkon ndihmë për të dalë nga situata i imponon zgjidhje ofruesit të ndihmës në vend të mirënjohjes.
Ka një të vërtetë mbi shpenzimet ushtarake, në pretendimin e Trump ndaj Europës. Fatura e luftës për çlirimin e Kosovës, si shembull, shkoi thuajse e tëra për SHBA. Shifrat e fundit zbulojnë se të gjitha vendet e Europës bashkë e kanë ndihmuar Ukrainën po aq sa SHBA e vetme.
Europa perëndimore nën zë, ose përmes rrugëve diplomatike, si kundërpërgjigje ndaj presdentit amerikan, thotë se nuk po e kupton logjikën dhe politikën e Trump.
Nga ana tjetër Trump nuk thotë asgjë për demokracinë, në Rusi. Për autoritarizmin, agresionin e saj, në Ukrainë. Është kjo retorika më e fundit e politikës së madhe, asaj botërore.
Kur dihet;
Që pushteti është i popullit!
E drejta është e pavarur!
Dhe media, në interesin publik!
Ndërsa politika e Tiranës ku është sot? Është pro apo kundër Trump? Pro apo kundër Europës?
Në prag të zgjedhjeve çfarë vizioni paraqet ajo për zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, emigracionin, ruajtjen dhe mbrojtjen e stabilitetit rajonal etj.
Politika ‘e madhe’ shqiptare, e Tiranës (bashkë me atë Prishtinës) megjithatë duhet justifikuar pse beson ose të paktën kërkon që elektorati ta besojë se me siguri që Trump është dhe mendon çdo ditë për të. Si rrjedhojë edhe Europa, ‘detyrimisht’.
Përpjekja e saj që të bindë publiku se mbështetja e tyre është aq me rëndësi globale sa;
Që lufta në Ukrainë nuk ka rëndësi!
As lufta në Lindjen e Mesme!
As rivaliteti ekonomik me Kinën nuk ka rëndësi!
As marrëdhëniet e fundit SHBA-BE nuk kanë pikë rëndësie!…
Është një përpjekje që e ka edhe ajo veç interesit personal të politikanëve shqiptarë, një logjikë. Është vetë retorika e fundit e Presidentit Donald Trump për të gjetur një zgjidhje politike, mbi paqen në Ukrainë.

tirana trump prishtina

Lini një Përgjigje