TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Shkurt 2025, 18:09

SPAK i ka tmerruar të gjithë, si majtas ashtu dhe djathtas!

Shkruar nga Spartak Ngjela

SPAK i ka tmerruar të gjithë, si majtas ashtu dhe djathtas!

Korrupsioni i një qeverie që e kthen të gjithë administratën në strategjinë shtetërore është një aktivitet antikombëtar, sepse kjo lloj administrate urren dhe grabit popullin e vet...

SPAK tani ka krijuar presion psikologjik në të dyja krahët e politikës.

Edhe Rama u trondit për arrestimin e Erjon Veliajt. Ka diçka të brendshme në këtë situatë që po sundohet nga aktiviteti i SPAK kundër korrupsionit të lartë shtetëror.

Gjithçka po ecën drejt pozitives në Shqipëri.

Kur fillon një veprimtari procesesh penale në nivelet e larta për krimin e korrupsionit qeveritar, askush nga qeveritarët aktualë dhe nga ish qeveritarët, nuk është i sigurt.

Shqipëria po hyn në këtë rrugë, por gjithkush duhet ta kujtojë se kjo është e vetmja rrugë kundër abuzimit të lartë shtetëror në Shqipëri që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare në të gjitha drejtimet.

Dy janë rastet e degradimit moral të një qeverie, raste këto që dëmtojnë rëndë të gjithë shoqërinë dhe fyejnë historinë e një populli.

Diktatura r një diktatori mizor me autokracinë e pushtetit personal;

Dhe;

Korrupsioni i një qeverie që e kthen të gjithë administratën në strategjinë shtetërore është një aktivitet antikombëtar, sepse kjo lloj administrate urren dhe grabit popullin e vet.

Kurse kryeministrat që vijnë e ikin, lavdërohen për zhvillimin dhe të mirat që ata vetë i kanë sjellë shoqërisë, pa i sjellë në fakt asgjë.

Ja këtu jemi edhe ne shqiptarët sot.

Por koha duket sikur e ka gjetur kurën e mjekimit shoqëror tek SPAK.

Lini një Përgjigje