
Ndër pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë, Goro mori vetëm 28% te votave, teksa Tavo mori 51%. Si rezultat, Goro mori vetëm 49.9% të votave të të gjithe pjesëmarresve, krahasuar me 58.6% që mori Tavo.
Nga një sondazh që zhvillova para një jave në territorin e Bashkise Himarë, më rezultoi se rreth 60% e pjesëmarresve të këtushem ishin të prirur të votonin për Tavon. Duke ndërthurur atë rezultat me rezultatet faktike të djeshme në Bashkinë Himarë, mund të ekstrapolohet se rreth 51% e pjesëmarrësve të ardhur nga jashtë vendit votuan për Tavon. Si rezultat, 58.6% e të gjithë pjesëmarresve votuan për Tavon.
Meqe në sondazh i pyeta të anketuarit edhe per votimin e vjetshem, mund te bej një krahasim mes përkrahjes për Tavon dhe atë për Goron, te ndare si me sipër.
Kështu, për Goron votuan vetëm 57% e pjesëmarrësve të ketushem, krahasuar me 60% për Tavon. Ndër pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë, Goro mori vetëm 28% te votave, teksa Tavo mori 51%. Si rezultat, Goro mori vetëm 49.9% të votave të të gjithe pjesëmarresve, krahasuar me 58.6% që mori Tavo.
Edhe per sa i perket gjeografise së votave, Tavo doli më mire se Goro në çdo njësi administrative.
Kështu, në Njësinë Administrative Lukovë, Tavo mori 64.7% te votave, ndërsa Goro vetëm 51.4%.
Në Njësine Administrative Himare, Tavo mori 46.4% te votave, ndërsa Goro vetëm 39.7%.
Ne Njësine Administrative Hore-Vranisht, Tavo mori 89.2% të votave, ndërsa Goro vetëm 83.6%.
Lini një Përgjigje