
Si është e mundur që një qeveri mblidhet sa herë të duan klientët e saj për të rritur kostot e tenderëve dhe për të rritur pensionet nuk paska mundësi...
Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë se Kosova, por qeveria e Kosovës e rriti pensionin me 20% ndërsa qeveria shqiptare nuk e rriti por i dha lëmosh me vetëm 4%. SI ka mundësi që Kosova me një buxheti gati tri herë më të vogël se buxheti ynë e rrit me 20% ndërsa në Shqipëri vetëm me 25 lek në ditë.
Sipas të dhënave të qendrës Al-Tax, barra mesatare sipas normës tatimore në burim, në vendin tonë është 22.4%. Më lart se ne është vetëm Serbia, me 23.7% dhe disa vende që janë pjesë e Bashkimit Europian, si Bullgaria, Rumania dhe Greqia. Të gjitha vendet e tjera të rajonit e kanë nivelin e tatimit të të ardhurave personale më të ulët.
Pra, është e qartë: nuk ka vullnet, nga qeveria. Pensionistët nuk janë prioritet i kësaj mazhorance.
Është absurde të dëgjosh një kryeministër i cili ka 12 vite në qeveri të thotë se jo se nuk donim por nuk mundemi ti rrisim pagat. Po kur s’ke pasur mundësi për 12 vite atëherë ke dështuar në rastin më të mirë.
Po si nuk paska mundësi një qeveri që tenderon rrugë me 20 milionë euro kilometrin të rris pensionet me 20% si Kosova?
Si është e mundur që një qeveri mblidhet sa herë të duan klientët e saj për të rritur kostot e tenderëve dhe për të rritur pensionet nuk paska mundësi.
Të dashur, prindër, gjyshër, dhe ju fëmijët e këtyre prindërve vetëm nëse buxheti do të ishte menaxhuar më mirë, pensionistët sot do të kishin një pension më dinjitoz. KLSH ka gjetur se vetëm në një vit abuzimet, vjedhjet në buxhet shkojnë në 800 milionë euro. Me këto para jeta e pensionistëve do të lulëzonte.
Ndaj jini të vëmendshëm! Ka tri mandate që kujtohet për ju sa herë vijnë zgjedhjet ndërsa menjëherë sapo kalojnë ato, premtimet për ju hidhen në dhomat e errëta për të mos u gjetur më.
Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë kontribuar për Shqipërinë të dalin nesër në protestë edhe për të treguar se gënjeshtrat nuk “pijnë më ujë”.
Lini një Përgjigje