Nuk duhet t’i digjni mandatet, por duhet të digjni flakë Parlamentin duke bërë opozitë jo selektive, por me fakte dhe denoncime për çdo aferë korruptive.
Po dëgjoj disa zëra cicërues që po artikulojnë versionin e djegies së mandateve.
Të përsëritësh dy herë të njëjtin gabim fatal është më shumë se idiotësi apo miopi politike, madje është një veprim me dashje për të shkrirë PD dhe për të përjetësuar monizmin modern me emrin demek-kraci.
Një parti politike kurrë nuk duhet të udhëhiqet nga emocionet histerike të disa pseudo-militantëve “radikal”, por duhet të jetë e qartë në vizionin e asaj për atë që ka si objektiv.
Militantët janë palca e çdo partie politike, por kush merr vendime sipas thirrjeve emocionale të tyre është e destinuar të dështojë.
A ju kujtohen thirrjet histerike të porositura të një grushti militantësh “mercenarë” – se as demokratë nuk mu dukën – në shkurt 2019 kur ulërinin në oborrin e PD në kor: digjni mandatet??
E çfarë fitoi PD???
Ja ku jemi sot: në një gjendje të mjerueshme dhe me një çorganizim të “organizuar”.
Jooo ore jooo, nuk duhet t’i digjni kurrë mandatet!
Por nuk duhet t’i bashkoni votat me PS për menderen tuaj të lëvizshme e të qelbur, siç bëtë në korrik 2024, kur miratuat këtë kod zgjedhor qelbanikësh dhe mashtruat se keni hapur listat me 2/3, dhe sot nga 50 deputetë që jeni gjithsej, vetëm 7 janë deputetë me vota.
Ju 43 të tjerët jeni parazitë politikë dhe vegjetues të pështirë që shitët demokratët në korrik 2024 vetëm për karrigen tuaj të pistë e të ndyrë.
Jooo ore jooo, nuk duhet t’i digjni mandatet, por mos bashkoni votat me PS siç bëtë për amnistinë e trafikantëve!
Mos bashkoni votat me PS siç bëtë për turpin tuaj kur i zgjatët mandatin fundërrinave të vettingut me 2 vjet, dhe sot e keni deputet të PS një ish-vettingues enverist si Olsi Kominçi që ndenjti edhe 2 vite aty me votat tuaja të qelbura për të shkarkuar gjyqtarë e prokurorë për bindje politike e përkatësi krahinore.
Nuk duhet t’i digjni mandatet, por duhet të digjni flakë Parlamentin duke bërë opozitë jo selektive, por me fakte dhe denoncime për çdo aferë korruptive.
Nuk duhet t’i digjni mandatet jooo, por duhet të uleni me bythë në tokë, se këmbë e kërci nuk keni ju butakë pa vota, dhe të kërkoni rishikimin e reformës territoriale dhe urgjentisht të prishni këtë kod zgjedhor qelbanikësh që miratuat për të qenë në atë parlament pa vota.
Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore dhe listat 100% të hapura, që në Parlament të shkojnë ata që votohen nga qytetarët, dhe jo ju që lëpini menderen e kryetarit, si dhe çdo mandat të jetë me vota të barabarta e jo kështu siç është, ku PS ka marrë mandat në Vlorë me 7 mijë vota, ndërsa PD në Gjirokastër me 13 mijë vota.
Duhet të shkoni në Parlament e të flisni për 15 miliardë vjedhje të BANKERS-it, për mbeturinat toksike të KURUM-it, për konçesionin 130 milionë euro të Jani Karathanasit, për 110 milionë euro konçesion të Klod Allajbeut, për konçesionin dy herë më shumë se vlera të rrugës Thumanë-Kashar, për traun e Kukësit, traun e Rinasit, për Alabarin në Durrës dhe halabakët e politikës që fshihen pas tyre, për investitorët strategjikë pa i ndarë në të PS e PD, se grabitësit nuk kanë bindje politike, por veç grykësi.
Duhet të jeni në Parlament për të folur për drejtësinë që hesht si vemje për vjedhjen e shekullit, sepse keni heshtur dhe ju, që zvarritni hetimet për Fridën e Akademisë së Dhive, për Olten, për Klotildën, për Anilën e 100 milionëve që ia fali Bankers-it, e që nuk ju kam dëgjuar të flisni një fjalë.
Duhet të jeni në Parlament për të folur me emra për prokurorë që njërin hajdut të PS e arrestojnë e tjetrin shkojnë e mbrojnë në gjykatë se “nuk ka çështje penale”, të flisni jo vetëm për Dukanin, por edhe për Krajën, Sadushin, Dvoranin, Pandën dhe çdo fundërrinë ish-hetues e ish-prokuror të komunizmit që ka kaluar vettingun pa u kontrolluar.
Duhet të jeni aty për të folur për Artur Metanin që ka 6 vjet e nuk heton askënd, për Genta Bungën dhe për çdo Bundërr të vettingut që kërkon të shkojë në Gjykatë të Lartë apo Kushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën.
Duhet të jeni aty për të mos bërë pazare të ndyra për të zgjedhur Avokat të Popullit hajdut të Bankers-it, apo siç mbani prej 17 majit 2017 dhe 3 vjet pa mandat Ballancën e Bushatit, ose avokaten e pallatit të Lylit.
Duhet të jeni aty për të bërë opozitë, jo për t’u sjellë si opozitë.
Jooo ore jooo, nuk duhet t’i digjni mandatet, por nuk duhet t’i përdorni ato për të marrë tendera, leje për kulla, konçensione dhe resorte turistike për veten apo familjarët tuaj.
Duhet të jeni në Parlament për të mbrojtur 500 mijë votues opozitarë që edhe pse pushteti tentoi t’i blejë e t’i mashtrojë apo frikësojë, votuan për kandidatët e Listës së Hapur të PD në 12 qarqet, se për ju 43 nuk votuan – e kam bindjen që nuk ju votojnë as ata që keni komshinj, kushërinj e krushqi.
Nuk duhet t’i digjni mandatet jooo, por nuk duhet t’i përdorni për të punësuar familjarët, bashkëshortët, bashkëjetuesit, fëmijët, motrat, vëllezërit, kunetërit e baxhanakët nëpër vendet më të paguara në administratë, siç i keni deri më sot në Bankën e Shqipërisë, në Bashki, si përfaqësues të Ramës në Europë, në KESH, në ERT, apo tek çdo drejtori ku pagat janë më të lartat.
E nëse jeni në Parlament për të gjitha këto dhe shumë e shumë të tjera që një OPOZITË jo selektive dhe jo e pazareve të pista ka për detyrë të bëjë, ju garantoj se mandatet tuaja vlejnë shumë, dhe në 2027 shkojmë 600 mijë vota dhe fitojmë mbi 25 bashki, dhe në 2029 shkojmë mbi 700 mijë vota dhe kthejmë PD dhe demokratët në pushtet.
Përrallat me revolucion, me mosbindje, me përmbysje dhe dëngla të këtij lloji, tregojani njëri-tjetrit nëpër festa kur dridhni belin e kërceni si hipokritë në valle këngën e Berishës, që deri në 2029 nuk besoj se keni më nevojë të dridheni si kërmij në tub duke e kërcyer.
Vetëm duke bërë atë që ju takon të bëni si opozitë, pa shtirje dhe pa hipokrizi e falsitet mashtrues, keni shlyer një pjesë.
Lini një Përgjigje