TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Dhjetor 2025, 14:19

PD e pushtuar nga Berisha, Beogradi me veglat e tij kërcënojnë SPAK

Shkruar nga Spartak Ngjela

PD e pushtuar nga Berisha, Beogradi me veglat e tij kërcënojnë

Dënimi i Saliut i heq Beogradit çdo shpresë për destabilizimin e Shqipërisë.

Shqipëria politike sot nuk ka opozitë me mendim të qartë shoqëror dhe politik, sepse Partia Demokratike është si një forcë politike e pushtuar nga Sali Berisha dhe nuk ka më asnjë vlerë të vërtetë politike në Shqipëri, ngaqë ajo nuk pranohet nga Perëndimi.

I.

PD po kuptohet se, në mendimin politik që po tregon, ajo nuk ka një vizion të qartë politik, sepse ka brenda saj dehjen patologjike Berisha. Dhe kjo nuk e lejon që të jetë konkurente me Partinë Socialiste për të ardhur në pushtet.

Dehja patologjike e pushton një parti politike kur këtë lloj dehjeje ia imponon asaj kryetari i vet absolut që e drejton atë me unin e tij, duke qenë vetë ai në një dehje patologjik dhe agresivitet njëherësh.

Por duhet thënë se sot historia e pritshme e Shqipërisë është në SPAK.

Sepse është procesi gjyqësor i Saliut i akuzuar ndërkohë për veprën penale të korrupsionit dhe atë të 2i janarit. Por janë gjithashtu edhe proceset e tjera penale për shumë politikanë të të dyja krahëve të politikës aktuale.

Gjithsesi duhet theksuar se SPAK e ka në dorë sot historinë e çlirimit të Shqipërisë nga hordhitë serbe që janë aktuale në Shqipëri me agjentët e Beogradit që veprojnë këtu.

II.

Por duhet thënë se dënimi i Saliut i heq Beogradit çdo shpresë për destabilizimin e Shqipërisë.

Por kuptohet ndërkaq se Beogradi me veglat e tij ka kërcënuar SPAK-un. Kurse SPAK nuk po pyetet fare nga kërcënimet, se po e vijon çështjen penale Berisha me konsekuencë të saktë procedurale.

Por, a do të veprojë sot SPAK kundrejt të pandehurit të saj Sali Berisha për trazirat që ai ka shkaktuar dje në Tiranë, në një kohë që ai është sakaq një i pandehur i akuzuar në procesin penal që po ka aktualisht në SPAK-për korrupsion dhe për 21 janarin?

Por kot e ka Saliu, sepse sot SPAK ka mbështetjen e fortë të politikës amerikane dhe ekspertizës së ekspertëve amerikanë që janë aktualisht në SPAK.

Por duhet thënë se Shqipëria në këtë kohë politike nuk e ka ende një kryeministër që të mbrojë interesin kombëtar shqiptar.

Atëherë?

Ja, kjo është kriza politike që e lejon Beogradin dhe Saliun që të kenë shpresë në destabilizimin e Shqipërisë, me protestat që ka nisur dje Partia Demokratike.

Por a do të kemi më trazira të reja e të krijuara në Shqipëri nga hordhitë e Saliut?

Saliu do të veprojë, por nuk ka rrezik për Shqipërinë, sepse sot po kuptohet që policia e Shqipërisë është shumë e fortë. Dhe ajo e tregoi edhe dje forcën e saj kundër provokimit të ri të Sali Berishës.

Po SPAK, çfarë do të bëjë sot?

Duhet pritur të shohim se si do të veprojë me pyetjen: a do ta riarrestojë SPAK Sali Berishën?

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po mire more te humbur, kaq te shitur jeni sa niuk i shkerdheni robte kelyshit e dhenderrit te Beogradit? Show i treguar me molotove eshte me origjine nga ruset be serbet sllave qe te fjala Molotov. Mos, mos se do e paguani shtrenjte si Stalini, Sllobodani e pasardhesit e tyre zagare. As Amerika, as Europa sado poshte te jene nuk do varrosen. Varri i hapur po pret per Putinet e Trumpet te groposen. Nje injorim i lehte i shkaktoi botes shume deme, gjak e vdekje.

    Lini një Përgjigje