TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Dhjetor 2024, 16:43

Pas inaugurimit si president i SHBA-së, Trump do të qëndrojë 5 muaj në Shqipëri!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pas inaugurimit si president i SHBA-së, Trump do të qëndrojë

Ka shumë mundësi që deri nga data 15 maj 2025, presidenti Trump mund të qëndroj në Shqipëri, se në fund të fundit për Shqipërinë është zgjedhur president i SHBA.

Presidenti Donald Trump pasi “dëgjoi” me vëmendje konferencën e shtypit të fundvitit të Ramës, për të gjitha “arritjet” dhe lajmin që Trump do vizitoj Shqipërinë, ka “lajmëruar” që do “vij” në Tiranë jo në vitin 2027 por më datë 21 janar 2025, menjëherë pasi të bëjë betimin dhe të marr detyrën si President i SHBA.

Me datë 20 janar nuk mundem dot “ka thënë” se ceremonia fillon në ora 10:00 para dite, me orën e SHBA, që do të thotë në orën 18:00, me orën e Shqipërisë dhe zgjat gati 8 ore dhe gati 9 ore është rruga. Kështu që “ju kërkoj” ndjesë thotë të gjithë atyre që më presin qysh në datë 20 janar 2025.

Pasi të firmosi disa dekrete të rëndësishme për SHBA dhe qytetarët amerikan si dhe shkarkimin e prokurorit Jack Smith dhe ligjërimin e vetëm dy gjinive njerëzore (Mashkull-Femër), menjëherë do niset për Tiranë për të takuar disa frymor të një gjinie tjetër të racës njerëzore, që ta ketë të qartë ndryshimin mes gjinive të njerëzve dhe palaçove.

Ka shumë mundësi që deri nga data 15 maj 2025, presidenti Trump mund të qëndroj në Shqipëri se në fund të fundit për Shqipërinë jam zgjedhur president i SHBA, ka “deklaruar” dhe kam plot gjera për të bërë për Shqipërinë ka “thënë”, se qysh më datë 5 nëntor 2024, nuk më zë gjumi natën nga meraku se si po shkojnë punët atje.

Është në “merak“ të madh për Ramën, Veliajn, Beqajn, Oltën, Holtën, Gonxhen, Maznikun, Tabakun, Çollakun, Bylykbashin, Bardhin dhe të gjithë politikanët që i “ ka bezdisur” në takime kok me k.. e ngarkuara me pune në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Zj Nancy.

Do vij shpejt ka “thënë” se dua të dekoroj me datë 21 janar të gjithë ata që kanë ngelur pa u dekoruar nga Blinkeni për arsye kohe dhe mos vlerësimi “serioz” për kontributet e tyre.

E di që do mërziten disa nga rilindja “ka thënë” zoti Trump por nuk mund të qëndroj dot në bulevard ku disa prej qurrash-politikanëve, qurraviten prej 14 vitesh, në këtë datë por do iki në Lushnjë se është dita e Kongresit të Lushnjës, 21 janari 1920, që në shtator të atij viti u njoh nga lidhja e Kombeve dhe ruajti këtë Shqipëri që kemi sot.

Do ti “rras” nga një dekoratë disa prokurorëve e gjyqtarëve si Prençi, Kondilit, Nakuçit, Krajës, Pandës, Dvoranit, Zaçes, Sadushit, dhe të gjithë ish-hetuesve gjyqtareve e prokuroreve te diktaturës, që për çudi kanë kaluar të gjithë vetingun. Ish-presidenti Biden, kohët e fundit nuk e kishte mendjen tek Shqipëria se u mor me dekretin për të amnistuar djalin e tij, që si “shejtan” kalama kishte vjedh ca qindra miliona dollarë.

Do të “dekoroj” të gjithë “tufën” e KPK, që kreu vetingun në fazën e parë me në krye Genta Bungen “ka thënë” meqenëse nesër dalin rrugëve si Lom Bylyri dikur.

Për Leken babanë e Gentës që vazhdon si kryetar i këshillit drejtues të Televizionit Shqiptar, nuk kam vendosur akoma “ka thënë” se është mërzitur pak Blinkeni për Thoma Gëllçin dhe Fred Pezen. E kam “merak” se do të mendojnë që po e dekoroj për kunj të Lexi Sorrosit.

Më datë 22 janar, ka “thënë” që do drejtoj një mbledhje Qeverie, ku mendon ti shpreh mirënjohje të veçante Borës, Edionës, Milvës, që punuan dy vjet si ministre në një zyre dhe do ti rras nga një dekorate Ervin Metës, Pirro Vengut, Igli Hasanit dhe Engjell Agaçit për rezultate të larta në punë.

Më datë 23, do “drejtoj” Kuvendin dhe do të “falenderojë” shumë Elisën për veshjen me kostume popullore kur u inaugurua busti i Skënderbeut në Kalabri dhe për kërcimin e valles së Tropojës.

Do të “shpall” si “hero” të reformës në drejtësi, Xhafajn edhe pse ka ecur pak avash me komisionin e korrigjimit të shënjestrës së SPAK-ut, por gjithsesi ka justifikuar të gjithë besimin e Ramës dhe MCGonigalit, Gon Nezës dhe Dor Duçkës në këtë “arritje”.

Pritet të “shtroj“ një drekë private me Kinezin e kompanisë ‘BANKERS PETROL’ që paguhet 1 milion euro në muaj dhe prej 25 vitesh nuk paguan kokërr leku tatim fitimi. Me çunat e inceneratoreve se i kanë “lënë” përshtypje të mira që nuk është kapur asnjeri.  Me dy kapitenet e anijeve nga Bangladeshi që tallin trapin dy vjet, e nuk i ndezin por marrin 70 milion euro dhe me 10-15 investitorët strategjik e përfituesit e të gjitha tenderëve prej 25 vitesh se “mund të diskutoj” pak për ishullin e Sazanit.

Më datë 24, pritet të “bëjë” një darkë me 32 deputetët e PD, se ishte mahnitur shumë nga eleganca, gjallëria dhe gëzimi i madh me të cilën kishin kërcyer vallen e Berishës në një mejhane në Tiranë, për te treguar se sa fort e kanë dashur dhe e duan Berishën para datës 25 mars, ku është dhe afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit, e pastaj ti kërcejnë prap në kurriz pas datës 12 maj, siç bene me 9 shtator 2021.

Nga data 25 janar, deri ne 5 shkurt, zoti Trump “mund “të inspektojë punimet në unazën e madhe të Tiranës, tunelin e Llogaras, bajpasin e Elbasanit dhe “mendohet” të zhvilloj një takim me Subashin e Fierit, Nuriun e Përrenjasit, Benetin e Shkodrës, dhe Tërmetin e Tepelenës së Erioni do jetë jashtë Shqipërie në takime të tjera shumë të “rëndësishme”, ndërsa kryetaret femra nuk besoj qe i takon dot se mërzitet shumë Rama e lajmëron Leksin që ti tërheq vëmendje Trumpit.

Nga data 5-10 shkurt, zoti Trump do të “marri pjesë“ në konkurset “recitale” të rubrikës deputetët që ju duhen në të gjitha partitë politike.

Nga data 10-19 shkurt, zoti Trump do të vizitoj disa bujtina të ndërtuara me parat e AZHBR-së, duke u shoqëruar nga Frida e bujqësisë dhe do të jap një konferencë për shtyp tek bujtina në Shëngjin me emrin e Melonit, se pritet që këto ditë të mbërrijnë në kampin e Shëngjinit, 2-3 emigrant nga Siria.

Me datë 20 shkurt, do të ketë një takim të madh në sheshin Skenderbej me demokratet Euroatllantik të Bashës dhe do të përkujtoj me Bashën, rrëzimin e bustit si një nga me kryesoret në këtë ngjarje me pantallona të shkurtra.

Nga 20 shkurti, deri me date 10 mars, zoti Trump do të jetë në fushatë brenda dhe jashtë Shqipërisë me Adriatik Lapajn, se e ka shumë për zemër dhe darkave do ju bëj thirrje diasporës të mbështesin partin djathtas 1912.

Nga data 10-15 mars, zoti Trump do të vizitoj burgun e Fierit, të Durrësit dhe 313 në Tirane se pritet që të jetë mbushur plot me VIPA, që kanë menduar dhe mendojnë gjithë kohen të jenë në takim me zotin Trump, qoftë edhe për një foto.

Me datë 16-18 mars, do të ketë një “takim” shumë konfidencial me kordinatorin e bandave të Shqipërisë Trëndafilen e SHISH dhe një përfaqësi e vogël e “bordit” financiar të rilindjes brenda dhe jashtë Shqipërisë për të parë situatën e donacioneve për fushatën.

Pastaj nga data 20 mars, deri me date 9 maj, “do të jetë“ çdo ditë në fushatë elektorale, paradite me PD, pasdite me PS, në drekë me euroatllantikët dhe natën me të gjitha partitë e tjera vetëm që Shqipëria dhe Shqiptarët të zgjedhin “yjet” siç bëjnë prej 34 vitesh, njëlloj si yjet e Arbana Osmanit në Big Brother.

Jua kam borxh politikanëve të Shqipërisë “ka” deklaruar zoti Trump pasi dëgjoi konferencën e Ramës se në fund të fundit tha për Shqipërinë jam zgjedhur president i Amerikës.

Ngaqë nuk do kem të ftuar asnjë hale nga politika shqiptare në ceremoninë e inaugurimit tim në datë 20 janar 2025, “kam“ vendosur të vij menjëherë në datë 21, në Shqipëri ka “thënë” presidenti Trump që halet të rrinë në gropën e tyre, e të mos qelbin dynjanë.

Ju “kërkoj“ shumë ndjesë të gjithë atyre që nuk do mundem dot ti takoj këto 5 muaj qe do jem në Shqipëri, ka “deklaruar” presidenti Trump, por do t’i takoj vitet q[ vijn[ pra n[ 2026, 2027,2028 se çdo vit do vij nga 5-6 muaj në Shqipëri dhe besoj shumë “ka thënë” se deri në 2028 që mbaron dhe mandati i SPAK-ut, mund të jeni të gjithë bashkë në burg e mund t’ju takoj të gjithëve në një ditë.

Aaaa.... se desh harrova, këstin e dytë të pensionistëve do ta firmosi pas zgjedhjeve të 11 majit, kështu që mos e prisni kot para zgjedhjeve se nuk ka rënë dakord me Petrit Malajn e financave.

Të gjithë palaçot e politikës shqiptare po presin nga një “dhuratë” nga presidenti Trump, secili sipas hallit qe ka.

 

Lini një Përgjigje