
Po atëherë pse ka ardhur dhe pse po rri në pushtet kryeministri Rama?
Çfarë po bën qeveria Rama sot në Shqipëri?
Asgjë.
Çfarë pritet të bëjë për shqiptarët; për rrogat e tyre në ngritje?
Asgjë.
Po në lidhje me punësimin: Çfarë pritet të bëjë kjo qeveri?
Asgjë.
Po në lidhje me rikonstruksionin e qyteteve të degraduara në infrastrukturë dhe pallatet e banimit, çfarë po bën kjo qeveri?
Asgjë.
Po në lidhje me mbrojtjen si reformim i ushtrisë shqiptare - çfarë po bën kjo qeveri?
Asgjë.
Po atëherë pse ka ardhur dhe pse po rri në pushtet kryeministri Rama?
Kot.
Por ai i gëzohet absurditetit se është kryeministër; që nuk di të bëjë asgjë; që nuk ka bërë asgjë; por që gjithë gëzimi i tij vjen në çastin kur ai i thotë vetes përditë: Unë jam kryeministër!
Ex nihilo nihil, (asgjë, vjen nga asgjë), kanë thënë latinët e mëdhenj për raste të tilla.
Lini një Përgjigje