
A mund të bëni transparence se ku janë të punësuar familjaret tuaj (babai, nëna, burri, gruaja, vëllai, motra, fëmijë, kunetër, vjehrri, vjehrra) që të shohin shqiptarët nëse jeni në të vërtetë në OPOZITE apo jeni opozitarë leshi që njërën dorë e keni në bakllava dhe tjetrën në kadaif????
Më mirë një opozitë të dobët nga padija ose mungesa e fuqisë, sesa një opozitë selektive, vende- vende dhe me standarde të shumfishta.
Opozitën e dobët, por pa hile dhe pa diferencime do ta përkrahin çdo ditë e më shumë qytetarët opozitarë për ta forcuar.
Opozitën selektive dhe me standarde te shumfishta për të njëjtin fenomen siç është korrupsioni kapilar në çdo qelizë të pushtetit të rilindjes, do ta shihnin me skepticizëm qytetarët opozitarë dhe me të drejtë do dyshonin se kjo lloj opozite bëhet me pagesë ose për qoka të klaneve të ndryshme brenda vetë pushtetit.
Nga ndryshojnë hajdutët e bashkisë me hajdutet e qeverisë????
Pse nuk ka pasur dhe nuk ka protesta para çdo ministrie që ka drejtor, sekretar të përgjithshëm, apo zyrtarë të tjerë të arrestuar si hajdut?
Nuk po merrem me shifra se kush ka vjedhur më shumë se po të jetë me shifra mes qeverisë dhe bashkive i bie që qeveria është numri 1, ndërsa të gjitha bashkitë bashke numri 10.
Pse heshtet për aferën në portin e Durrësit, ku një firmë anonime i falet 3 miliard euro pasuri dhe mbi 220 milion euro taksa 3% e infrastrukturës?
Për ishullin e Sazanit?
Për dy anijet rrangallë nga Bangladeshi që vjedhin rreth 100 milionë euro pa u ndezur asnjë sekondë?
Për konçensionet e Laboratorëve 130 milionë euro dhe atë të Dializes 110 milion euro??
Për konçensionet me PPP të rrugës Thumane-Rrogozhinë?
Për investitorët strategjik ku ka dhe individë që dorëzuan mandatin e deputetit për ketë “peshqesh“ nga Rama ??
Pse nuk belbëzohet asnjë fjalë për ish sigurimsat që janë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit (rreth 240) në Shërbimin Informativ (70) në KLP, KLGJ, Prokurori e Gjykata, por kjo bëhet me sezone vetëm kur këta “ kafshojne” ndonjë??
Pse nuk kërkoni një komision hetimor për të parë e kaluar në filtër procesin e pistë të VETINGUT megjithëse pas vendimit te djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi ligjin e mazhorancës për komisionet mender hetimore nuk ka më komisione?
Pse nuk belbëzoni asnjë fjalë për shkeljen hapur te Kushtetutës nga Ardjan Dvorani si kryetar i KED që dërgoi 4 kandidatura tek ish Presidenti Meta për anëtarë të kësaj Gjykate kur duhet të dërgonte vetëm 3 sipas Kushtetutës??
Po që Meta dekretoi numrin 4 Xhaferrllarin dhe legjitimoi shkeljen e Dvoranit??
Po për pallatin mal pas Pallatit të Kulturës pse nuk flisni asnjë fjalë prej kohësh?
Po për shumë e shumë afera, tenderë korruptivë të AKSHIT pse nuk flisni??
Po për BANKERS PETROLIN që ka vjedhur rreth 10 miliardë euro e nuk ka paguar asnjë lekë tatim fitimi për 20 vjet rresht pse nuk flisni???
Po për konçensionet ndër vite si KURUMIN, ALBTELEKOMIN, RAPISKANIN, ALEAT, AEROPORT, SGS, KASAT DHE NGJYROSJA E KARBURANTEVE ETJ pse nuk flisni???
Po për banoret e vilave pas TEGU, në Gjirin e Lalzit, në Palasë e për rezidencën Kodra e Diellit qe janë komshinj pothuajse të njënjtet persona me njeri-tjetrin pavarësish se bëni sikur ziheni ne Kuvend e nepër studio, pse nuk flisni??
Sot nuk është viti 1990 ku merret vesh vetëm çfarë shihej në TVSH.
Sot merret vesh çdo gjë dhe në kohë reale, ndaj asgjë që mund të mendohet se fshihet, nuk fshihet dot kurrë. Dhe një kërkesë të fundit për të gjithë deputetët dhe anëtarë të Kryesisë së Opozitës kam:
A mund të bëni transparence se ku janë të punësuar familjaret tuaj (babai, nëna, burri, gruaja, vëllai, motra, fëmijë, kunetër, vjehrri, vjehrra) që të shohin shqiptarët nëse jeni në të vërtetë në OPOZITE apo jeni opozitarë leshi që njërën dorë e keni në bakllava dhe tjetrën në kadaif????
Ndryshe as ju beson kush, as ju mbështet kush e as ju pjerdh kush si opozitarë sado që të ulërini me flamur e pa flamur në qafe në çdo dalje tuajën si “opozitarë” me porosi ku një hajduti i hidhni molotov e një hajduti tjetër i shkelni syrin se ju ngroh xhepin.
Lini një Përgjigje