
Shqipëria deri më sot nuk e ka arritur të krijojë një trupë policore, sidomos atë të nivelit drejtues, që të mos preket nga ndryshimet politike, siç ndodh në vendet e BE-së si Itali, Greqi etj, por edhe vende të rajonit si Serbi, apo edhe Maqedoni e Veriut.
Dalja në skenë pas megaoperacionit të SPAK kundër grupeve të frikshme kriminale në vend, apo edhe raste terrori e dhunë që kanë ndodhur, si ngjarja tragjike me avokatin Sokol Mëngjesi, sjellin një alarm të shtuar për veprimin e shtetit ndaj keqbërësve.
Trupa e Policisë së Shtetit në vend, ka qenë në këto 30 vjet, viktima më e madhe e politikës së militantizmit. Që shikohet shumë kollaj në televizionet e darkës. Ku ish-krerët e policisë akuzojnë kolegët e tyre si të lidhur me krimin, ndërkohë që kemi pasur një skemë ku për 8 vjet oficerët e policisë vishnin uniformën e për 8 vjet të tjera, sulmonin policinë edhe me armë në protestat e dhunshme në rrugë.
Shqipëria deri më sot nuk e ka arritur të krijojë një trupë policore, sidomos atë të nivelit drejtues, që të mos preket nga ndryshimet politike, siç ndodh në vendet e BE-së si Itali, Greqi etj, por edhe vende të rajonit si Serbi, apo edhe Maqedoni e Veriut.
Gjithçka u thye atëherë ku sfida ishte e madhe, me rrëzimin e komunizmin. Ku policia e gjithëfuqishme dhe me një pushtet milimetral në territor u zerua. Me teorinë e thirrjes në skenë të “njerëzve nga jeta civile”. Ku mësuesit e fizkulturës u kthyen në shefa komisariati apo drejtorë policie, ku inxhinierë mekanikë u emëruan komandantë të ndërhyrjes së shpejtë, ku mësues matematike, u bënë agjentë sekretë dhe antikrim.
Kur Shqipëria kishte një fat të madh që nuk e kishin shumë vende të tjera të rajonit, ku zotëronte një masë të madhe ushtarakësh aktivë, super të përgatitur, që mund të ishin krejt normalisht në oficerët e rinj të ruajtjes së rendit publik. Por jo, këta njerëz të kualifikuar e të trajnuar për luftë, u nxorën në rrugë për të shitur banane, rraqe të vjetra, apo rrugëve të emigrimit për të përgatitur llaç e beton.
Vendet e mëdha europiane: Italia, Franca, Spanja, por edhe të tjera në rajon si Serbia për shembull, kanë trupa të rregullt xhandarmërie, që janë pjesë permanente e forcave të ruajtjes së rendit, në krah të policisë së shtetit.
Propozimi që Shqipëria të ketë një trupë xhandarmërie ka qenë i vjetër tek ne, madje edhe nga aktorë politikë. Për shembull Genc Pollo, ka qenë i pari që pas ngjarjeve të vitit 1997, e solli edhe zyrtarisht në Parlamentin shqiptar.
Po çfarë mund t’i sjellë Shqipërisë një trupë xhandarmërie?
Shumë thjesht: Një armatë e gatshme, permanente, që rri në kazermë dhe ka një shpërndarje në territor për të ndihmuar policinë e shtetit.
Xhandarmëria natyrisht nuk është një trupë që mund të veprojë në territore urbane, siç e ka eksperienca rreth e rrotull. Ajo ka kazermat e saj në territore ku stacionet e policisë nuk janë afër. Për shembull në Siçilinë ku Cosa Nostra ka pasur një fuqi në territor, karabinierët mbrojnë rendin publik aty ku policia nuk ka mundësi. E luftën ndaj krimit të organizuar e luan policia, karabinierët merren me dhunën, terrorin, e krimin në zona.
Ndërkaq, një trupë xhandarmërie, është gjithmonë një forcë e gatshme në situata të jashtëzakonshme, ku lëvizshmëria dhe forca imponon autoritetin e shtetit. Sidomos në zonat që quhen si enklava të krimit të organizuar. Ku një kazermë xhandarmërie, kthehet në selinë me par exellance antikrim.
E policia e shtetit në këtë rast, ka mundësinë e komoditetin që të kryejë hetime, operacione e ndërhyrje të nivelit të lartë.
Por ajo çfarë do japë më siguri është mos lëvizshmëria e një trupe ushtarake për të ruajtur rendin publik. E cila, e krijuar në bazë të qartë militare nuk preket nga ndryshimet politike. E kështu forcon autoritetin e shtetit, ku gjenerali i xhandarmërisë, nuk kërcënohet nga mësuesi i fizkulturës që sillet nga ministri si drejtues policie.
Lini një Përgjigje