TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Maj 2024, 15:46

Nuk ka nevojë për rezoluta, 13 hapat që duhet të ndërmarrë PS për të luftuar korrupsionin

Shkruar nga Basir Çollaku

Nuk ka nevojë për rezoluta, 13 hapat që duhet të

Nëse deputetët nuk e bëjnë këtë çka përfaqëson një plan veprimi minimal e meritojnë plotësisht rezultatin e sondazhit më të fundit të Eurobarometrit që e paraqiste parlamentin më shkallën e parafundit të besimit...

Rezoluta e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit e votuar me sprint parlamentar nga mazhoranca, ose reforma nr. 2 sipas vëllait të Geron/Agronit, Xhafa biss, nëse do të ishte e sinqertë dhe qëllimmirë, duhej të niste nga oborri i mazhorancës dhe më pas përtej gardhit të saj

Së pari:

Duhet të shprehte një angazhim solemn e të sinqertë real dhe jo deklarativ, të strukturuar të ndarjes kirurgjikale, drastike me krimin konvevecional dhe atë të organizuar.

Së dyti:

Në vijim të kësaj linje ndërtimi dhe funksionimi i të gjithë mekanizmave administrativë dhe ligjorë për të parandaluar dhe shmangur riciklimin dhe depërtimin e parave të pista në ekonominë legale, në PPP, koncensione, investime strategjike, kulla, resorte, etj

Së treti:

Hartimi i një kuadri ligjorë si me Italinë fqinje, që parashikon lëshimin e një certifikate sigurie, për çdo pjesëmarrës në tenderë publikë, deri në dhënien e lejeve të ndërtimit, si dhe me licencimin dhe ushtrimin e një kategorie të caktuar biznesesh private. (Codice Antimafia, Dekret ligji nr  152/2021 Dekret ligji nr 159/ 2011 dhe ligji 190/2012 për Listat e Bardha.

Së katërti:

Divorc të pakthyeshëm dhe konkret në përfshirjen e krimit të organizuar dhe personazheve të nëntokës në fushatat zgjedhore, në politikë dhe administratë.

Së pesti:

Transparencë totale dhe efektive në financimin e partive politike, dhe të fushatave zgjedhore.

Së gjashti:

Pranim pa kusht të Komisioneve Hetimore si mekanizëm i kontrollit dhe llogaridhënies par exellencë i shkallës së mirëqeverisjes dhe i nivelit të korrupsionit

Së shtati:

Duke patur parasysh se Emiratet e Bashkuara janë bërë azili i artë i shumë të kërkuarve nga drejtësia shqiptare dhe SPAK,  finalizimi dhe zbatimi sa më shpejt i një marrëveshjeje ekstradimi me këtë shtet ku 53 shtete kanë nënshkruar e ratifikuar marrëveshjet e ekstradimit

Së teti:

Duke pasur parasysh se dy postet e oficerëve të kontaktit në Europol i ka pushtuar Policia e Shtetit dmth ekzekutivi, ose të lirohet një vend ose të shtohet një tjetër për një oficer kontakti nga BKH. Praktika e deritanishme dëshmon se Europol po bashkëpunon gjithnjë e më ngushtë me SPAK dhe BKH çka u vërtetua dhe me praninë e një përfaqësuesi të selisë qendrore të Europol në SPAK në operacionin e fundit revanshi

Së nënti:

Të rishikohet edhe përfaqësimi më Eurojust, aktualisht është një prokuror kontakti caktuar nga Prokurori i Përgjithshëm. D.m.th prokuror i juridiksionit të përgjithshëm. Ose ti lirohet vendi SPAK ose SPAK të dërgojë prokurorin e saj të kontaktit në Eurojust

Së dhjeti:

Qeveria të mundësojë financimin e shtimit të efektivave të BKH, numri aktual është më i vogël se një komisariat policie periferik

Së njëmbëdhjeti:

Qeveria tu lejojë akses hetuesve të BKH dhe jo të shpërndarje qarkore instruktuese për administratën se si tu mbyllë dyert atyre.

Së dymbëdhjeti:

Për të vërtetuar dashurinë e pakufishme  që deklarojnë për mirëqeverisje e antikorrupsion 2030 të vetëdeklarojnë tani më 2024 për drejtuesit dhe pjesëtarët e gjitha pushteteve, legjislativ, ekzekutiv, të drejtësisë si dhe në pushtetin lokal, nëse kanë qenë apo jo përdorues të platformave Sky- Encrochat

Së trembëdhjeti:

Nëse deputetët nuk e bëjnë këtë çka përfaqëson një plan veprimi minimal e meritojnë plotësisht rezultatin e sondazhit më të fundit të Eurobarometrit të Euroneës Albania që e paraqiste parlamentin më shkallën e parafundit të besimit të publikut për institucionet me shifrën e vajtueshme 15,4 përqind. Madje edhe poshtë minorancës…

Lini një Përgjigje

Forum