TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Qershor 2023, 19:28

Një bisedë e regjistruar që zbardh gjithë skandalin e Kukësit

Shkruar nga Mero Baze

Një bisedë e regjistruar që zbardh gjithë skandalin e

Pas regjistrimit Alma ja ka dorëzuar kartën e memories porositësit i cili ka verifikuar filmin dhe natyrisht e ka filmuar me telefon sipër ekranit, që të mos kuptohej origjina e regjistrimit. Shqetësimi Almës është se mos ky ja jepte ndonjë medie filmimin...

Kam dëgjuar sot audion e një regjistrimi mes Alma K. dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa ditë pas regjistrimit të video skandalit në bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart e drejtësisë.

Biseda është regjistruar më 15 Qershor, një ditë para se videoja të bëhej publike. Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur regjistrimin po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punën në bashkinë e Kukësit.

Nga biseda mes personit në fjalë dhe Almës shihen qartë tre gjëra.

E para që Alma ka marrë përsipër misionin e regjistrimit të një skene seksuale me Safetin për llogari të të tretëve dhe jo për mediat.

Pra ajo ka shkuar aty për të krijuar një skenë shantazhi ndaj Safet Gjicit, i cili ka rënë pre e këtij kurthi. Pas regjistrimit Alma ja ka dorëzuar kartën e memories porositësit i cili ka verifikuar filmin dhe natyrisht e ka filmuar me telefon sipër ekranit, që të mos kuptohej origjina e regjistrimit. Shqetësimi i Almës është se mos ky ja jepte ndonjë medie filmimin dhe kërkon që ai të mos e bëjë publike derisa ajo të largohet jashtë shtetit.

Biseda është pasi Alma të rimarrë kartën e memories me të cilën ka bërë regjistrimin, pasi ai nuk ja jepte. Ajo e ka kërcënuar atë se nëse nuk ja jep do ta denonconte atë si porositës dhe ai ja ka kthyer përmes të tjerëve. Këtu fillon dhe biseda.

Së dyti kuptohet qartë se njeriu kyç i interesuar që garanton si porositësin e videos ashtu dhe Almën është Sali Berisha. Ai e ka pritur Almën në zyrë para regjistrimit dhe pas regjistrimit të Safetit.

Në një moment gjatë bisedës porositësi i videos i thotë Almës: Ik çoja Salës...

Ja pjesa që e zbulon këtë:

Alma K. - Tani unë të thashë, unë të njihja ty. Megjithatë mua karta më erdhi ne dorë, është e plotë. Tani ideja është se unë do bëj kërkesë te ambasada, ta thashë. Se mos e jep në ndonjë media ore.

A.... - Po ku i .. motrën ta thashë, kush po merret me ata, ta thashë. Dëgjo mu tani se unë me e pas pa ne dorë ia .. motrën vet. Ej shko takoje Salën vetë meqë e kishe dhe shok

Sipas gjithë fakteve të tjera lehtësisht të hetueshëm Alma i ka shkuar Berishës në zyrë në datën 9 Qershor tre ditë pas filmimit. Fotoja e saj me Berishën në zyrë e ulur i përket asaj dite. Dhe po ta vini re Berisha ngjan i dërrmuar i zhytur në kolltuk dhe i pafuqishëm ti thotë asaj mos na bëj foto bashkë. Nuk është e lehtë ta përdoresh një njeri në një kat vetëvrasës dhe të mos i lejosh të bëj dhe një foto. Vetë Alma e ka postuar qysh atë ditë foton dhe ua ka dhënë dhe plot miqve të saj.

Së treti është e qartë që Alma është përdorur dhe personi nuk e ka paguar. Për këtë ka dhe fakte të tjera që mund ti ketë dëshmuar ajo vetë në prokurori. E sigurt është se fundi i bisedës tregon që ai sapo ka marrë videon ka shantazhuar Safetin dhe nuk do t'ia dijë më për Amën. Madje mezi ja ka kthyer asaj.

Ja pjesa qe provon këtë:

Alma. ...Ideja është mos jepet në ndonjë media sa te iki unë jashtë

A.. - O shok ik sot o shok, mos rri nesër e pasnesër

Alma k - Nuk iki unë sot se po iki unë në Durrës Tiranë?

A..- Ore skam gjë në dorë unë, ku ua .. robt unë

Kjo bisedë zbërthen qartë gjithë skenarin e skandalit seksual në Kukës. Ajo ka një regjisor që është Sali Berisha, pasi siç thotë në fund të bisedës dhe vetë ai “nuk kam gjë në dorë” pra nuk e ndalon dot botimin.

Viktimë e kësaj historie është Safet Gjici por në fund dhe vetë vajza Alma, një vajzë e përdorur në mënyrë kriminale me siguri në premtim të pagesës.

Nuk di se çfarë hetimesh më tej mund të ketë prokuroria, por nga kjo zbardhje bisede gjithçka është e qartë. Jemi para një skeme te qartë shantazhi, ku përzihet Sali Berisha si garantues politik i skandalit dhe një person kundërshtar me Gjicin që kërkon shkatërrimin e tij si kryetar bashkie. Personi “kamikaz” i kësaj historie është Alma Kaçi.

Shpresoj shumë që drejtësia do ta zbardhë këtë histori ashtu siç është një skenar i ndyrë shantazhi, i cili tregon se sa larg ka shkuar politika shqiptare dhe vetë Sali Berisha, i cili nuk është vetëm një politikan i korruptuar por dhe një burrë plak i degjeneruar.

mero baze skandal gjici

Lini një Përgjigje