
Doni që në Shqipëri të mos ketë kulla, hetoni lidhjet e politikës me sipërmarrjen.
Doni të kuptoni çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto 30 vjet, hetoni financimet e partive, fushatave dhe të politikanëve.
Doni zgjedhje të lira e demokratike, hetoni financimet e partive dhe të fushatave elektorale.
Doni demokraci të shëndoshë, hetoni financimit e partive dhe të fushave elektorale.
Doni të luftoni korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me oligarkët, hetoni financimet e partive politike dhe të fushatave elektorale.
Doni të luftoni kriminalitetin dhe pastrimin e parave, hetoni financimin e partive, bëni vettingun e politikave dhe hetoni financimin e fushatave elektorale.
Doni të ndërroni kastën 32-vjeçare të politikës, hetoni financimet e partive dhe të fushave elektorale.
Doni, të hapni garën në parti dhe në sistemin politik, hetoni financimin e partive politike dhe të fushatave elektorale.
Doni të luftoni oligarkët, bëni vettingun e politikanëve.
Doni transparencë si kusht themelor për një sistem demokratik, hetoni financimet e partive, fushatave elektorale e bëni vettingun e politikanëve.
Doni të ndani politikën nga krimi dhe nga oligarkët, bëni vettingun e politikanëve.
Doni që drejtësia të jetë e pavarur, filloni me vettingun e politikanëve.
Të gjitha versionet e tjera janë vetëm fasadë dhe demokracia mbetet një realitet i largët!
Doni që në Shqipëri të mos ketë kulla, hetoni lidhjet e politikës me sipërmarrjen.
Lini një Përgjigje