TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Tetor 2025, 13:40

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë shqetësime prej armëmbajtjes pa leje

Shkruar nga Pamfleti

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë

Në thelb të ngjarjes së Manzës, ku dy të rinj humbën jetën për një kafe ekspres, ishte armëmbjatja pa leje. Në gjakënxehtësinë e çastit, armët pa leje morën dy jetë!

Po sa shqetësim përbën ky problem në popullsinë e vendit?

Sipas sondazhit të fundit që zhvillova për UNDP, 71.6% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk përbën problem shqetësues (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.47 milionë banorë të rritur banojnë në lagje/fshatra të tilla.

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë

Plot 62.6% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për luftën e Policisë së Shtetit kundër armëmbajtjes pa leje; 50.2% pozitiv dhe 12.4% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.28 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

Edhe një armë e vetme pa leje mund të bëhet shkak i një vdekje apo plagosje të rëndë, por rezultatet e sondazhit të mësipërm tregojnë se mbizotëron një opinion pozitiv në popullsi rreth kësaj çështje.

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë

Në fakt, këtë vit kemi patur vetëm 11.5 vrasje jashtë familjes për milion banorë, krahasuar me 41.2 vrasje për milion banorë para një dekade e gjysëm. Krahasuar me Bashkimin Europian, jemi afër për këtë tregues (vjet BE kishte 9.7 vrasje për milion banorë). Kurse fqinji ynë, Mali i Zi, është shumë më keq se ne për këtë tregues (vjet Mali i Zi kishte 32.3 vrasje për milion banorë)

Lini një Përgjigje