
E “rëndësishme” është, ishalla e ke firmosur vetë Zoti President, por vari trapin çfarë shkruan Kushtetuta apo ligji, se mos po i zbatojnë këta të tjerët, që t'i zbatosh edhe ti...
Më “zhgënjeve” shumë Z. President! Jo pse nuk pordhe për Kushtetutën, garant i së cilës teorikisht duhet të jesh dhe për atë paguhesh, se deri te neni 115 nuk besoj se e ke lexuar as ti, as ata birbot që ke punësuar në Presidencë si mender juristë, kur kanë qenë traktoristë.
Por më “zhgënjeve” shumë fare për datën. Po pse nuk e bëre më datë 8 nëntor, mor burrë, që të ishte në të njëjtën datë kur u krijua PKSH-PPSH-PSSH-RILINDJA, dhe do ishin kënaqur të gjithë komunistët në çdo parti, përfshi dhe PD, që po vjen vërdallë si pordha nëpër brekë që të gjejë një kandidat pordhë syfyri ose rilindas-demokratikë-euroatlantikë.
Me “zhgënjeve” shumë Zoti President, edhe që quan më të madhe Gjykatën Administrative se sa Gjykatën Kushtetuese, por siç duket je nisur nga godina dhe këtu ke të “drejtë”.
Në fakt Zoti President, Erion Veliaj duhet të ishte ankuar në Gjykatën e Beratit se nga Terpani është me origjinë, por meqë Berati nuk ka Gjykatë Administrative duhet të ankohet në Lushnjë.
Presidenti para teje, lejoi betimin e një gjyqtare të Kushtetutës tek një notere buzë Lanës dhe dekretoi të katërtën nga 3 që lejonte Kushtetuta, kështu që mirë bëre që firmose dekretin që të kanë dhënë se edhe 22 muaj të kenë ngelur aty, e për çfarë po të bëhet vonë!!!
E “rëndësishme” është, ishalla e ke firmosur vetë Zoti President, por vari trapin çfarë shkruan Kushtetuta apo ligji, se mos po i zbatojnë këta të tjerët, që t'i zbatosh edhe ti.
Lini një Përgjigje