TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Maj 2023, 16:22

"Kumbare” e rrugës së Dukagjinit

Shkruar nga Prelë Milani
"Kumbare” e rrugës së Dukagjinit
Elisa Spiropali

Të presim me qetësi e vigjilencë premtimin e dhënë, përndryshe 2025 do na gjej me fjalë të tjera! Urime Fituesit! Zoti i dhëntë shëndet opozitës për t’u bërë konkurrente me prestigj!

Shirat e stuhishme nuk janë fort të bereqetshme! Fitorja ‘rozë’  nuk  ishte  aspak e papritur, por nuk pritej kaq  e fortë. "Heroi" lavdi plotë fitoi edhe me tepër se deshi vete.

Ngallnjimi i tij  më kulmues është basti  i fituar  me Shkodrën.   

14 Maj ishte data më fatale e historisë Berishiane. Humbja e tij vetëvrasëse i dhuroi kundërshtarit të tij  të tmerrshëm gjithë kështjellat.

Nëse  prapë  vijon me këtë  kokë fortësi  sipas  proverbit ‘Napolonian’; “Garda vdes, por mbreti  nuk dorëzohet” fituesi i sotëm do të plaket në pushtet të pa kufij.

Gjithsesi ‘Fitorja e Shkodrës’ mbetet historike pasi solli rotacionin e parë të munguar të një qyteti ‘shejzë’ të tjetërsuar  në një  feud të vetë izoluar.

Të mos presim mrekulli qiellore nga fituesi i sotëm, por rikthimin e qytetit- fshatit të sotëm (të plehëruar, baltosur dhe betonuar) në parametra urbane të pranueshme.

Benet Beci nuk ka kohë për të festime të ethshme, pasi ka një barrë më të rëndë mbi shpinë, madje më të rëndë se Taraboshi e Cukali.

As  opozita e dorëzuar  lokale nuk ka pse të qahet për çifligun e humbur. 

Shkodrën nuk e fitoi Beci, por e humbën ata në mënyrën më të merituar. 

"Hanibali” në Romë nuk mund të futej pa i hapur shteg kalimit "Dukagjini", gjë e cila u mundësua edhe nga bekimi "hyjnor" i Afërditës!

Pragmatizmi fitoi mbi militantizmin e ndryshkur dhe besnikërinë e pa kushte.

Lëvizja "Dukagjini kërkon rrugën" tani është më pranë se kurrë realizimit të kësaj ëndrre!   Benet Beci do kurorëzohet me  palmën e fituesit kur ky projekt të marrë jetë nga superiori i tij madhor.

‘Kumbare’ e këtij projekti  është vetë "e bekuara" hirplote, Elisa Spiropali,(Afërdita).

Të presim me qetësi e vigjilencë premtimin e dhënë, përndryshe 2025 do na gjej me fjalë të tjera! Urime Fituesit! Zoti i dhëntë shëndet opozitës për t’u bërë konkurrente me prestigj!/Pamfleti

elisa spiropali kumbare rruga e dukagjinit

Lini një Përgjigje