TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Shtator 2024, 07:26

Koha po ecën drejt zhvillimit!

Shkruar nga Spartak Ngjela

 

Koha po ecën drejt zhvillimit!
Spartak Ngjela

 

Dhe koha jonë po ecën drejt shkencës në zhvillimin e saj  permanent, drejt artit të madh, dhe humanizmit.

Një shkallë e lartë e intelektit tenton ta bëje njeriun joshoqëror.

Shopenhauer na i tha i pari këtë. Dhe koha e vërtetoi si aksiomë të vërtetë.

Por me këtë aksiomë morale kuptohet se diferenca e shoqërive në lartësi dhe në intelektin e një gjeniu, nuk ka lidhje me shoqërinë, por me krijimin e gjeniut, dhe me historinë.

Pse, ju mendoni se shenjtorët dhe shkrimtarët e mëdhenj, piktorët e mëdhenj e poetët e mëdhenj kanë qenë brenda gravitacionit të shoqërive ku ata kanë jetuar.?

Jo, sepse...

Ata kanë lindur në kohë, për të krijuar qytetërimin e lartë që kemi sot.

Ata e kanë drejtuar historinë njerëzore nga hiçi në gjithçka që ne kemi sot.

Këta gjeni të intelektit, nuk kanë marre asnjëherë përsipër që të drejtojnë turmat e njerëzve.

Pse, ligjet e Njutonit që na kanë sjellë me zhvillimin e tyre kohor deri këtu ku jemi sot, kanë pasur lidhje me shoqërinë?

Jo.

Gjenialiteti i tyre nuk e ka parë fare shoqëroren, por shoqëritë janë drejtuar nga aksiomat e tyre shkencore  dhe shpikjet e shkencës e të intelektit të lartë.

Koha e qytetërimit të lartë, sigurisht që është koha e arsyes së lartë.

Dhe, e gjithë kjo histori prej gjenish, sot është e shpërndarë nëpër tekstet e shkollave të larta.

Zhvillimi shoqëror kërkonte shpikje në vijimësi dhe shpikjet janë krijuar nge njeriu gjenial që ka menduar vetëm për shkencën dhe hegjemoninë e tij intelektuale, prandaj, shpikësit apo shkencëtarët, kanë hyrë në pavdekësinë që u kanë dhënë zbulimet e tyre shkencore, kurse zbulimet shkencore, në vijimësi, e kanë nxjerrë njeriun në hapësirë, kanë zhvleftësuar figurën e të mbinatyrshmes në drejtimin e njerëzimit, kanë krijuar mendimin shkencor dhe, me të vërtetën shkencore, kanë rrëzuara përrallën; kanë krijuar artin e madh, dhe e kanë përcaktuar dashurinë njerëzore si ndjenjë dhe si respekt të jetës në funksion të humanizmit.

Dhe koha jonë po ecën drejt shkencës në zhvillimin e saj  permanent, drejt artit të madh, dhe humanizmit.

Lini një Përgjigje