TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Gusht 2024, 17:28

Kjo klasë politike nuk shporret duke bërë “vrima në ujë”, kanë 34 vite që tallin trapin me shqiptarët!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Kjo klasë politike nuk shporret duke bërë “vrima në

Me “vrima” nuk mposhten kurrë këta që kanë futur Shqiptarët në “vrimë” të miut dhe tallin trapin prej 34 vitesh duke bërë sikur “luftojnë” njëri-tjetrin, por komunikojnë e merren vesh për mrekulli me njëri-tjetrin...

Banorët e fshatit Dukat në Vlorë kanë hapur një vrimë në tubin e ujit për të mos lejuar që oligarkët e Qeverise tu “vjedhin” ujin.

Thënë ndryshe, kanë bërë një vrimë në ujë duke “protestuar” dhe duke shprehur “revoltën”.

Të Nderuar Qytetarë të Dukatit dhe të gjithë Shqipërisë. Nuk i plas fare Qeverisë dhe politikes pse bëni një “VRIME” në ujë një herë në katër vjet, sa kohë që votoni lumë si uji për të njëjtët palaço çdo katër vjet.

Vetëm një mundësi keni për të “shpëtuar” nga “ vjedhja” e ujit dhe e çdo gjejë që ka të bëj me jetën tuaj:  TE ÇANI KUTITE E VOTIMIT ME VOTA KUNDRA QELBESIRAVE TE KUJDO PARTIE POLITIKE QOFSHIN/

Ndryshe hapni “vrima” në tub, në ujë, në rrugë, e ku të doni dhe sa te doni se me “ vrima” nuk mposhten kurrë këta që kane futur Shqiptarët në “vrimë” të miut dhe tallin trapin prej 34 vitesh duke bërë sikur “luftojnë” njëri-tjetrin, por komunikojnë e merren vesh për mrekulli me njëri-tjetrin nëpërmjet çdo “VRIME” dhe duke i mbushur njëri-tjetrit çdo “VRIMË”.

Lini një Përgjigje