
E gjithë kauza opozitare është ngritur mbi fabulën që drejtësia e re kontrollohet nga Edi Rama dhe se arrestimet e Berishës dhe Belerit janë politike, ndërsa ato në krahun qeveritar i dikton Rama.
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Eruopian, Isabel Santos ishte sot në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë s ai përket angazhimeve në raport me Bashkimin Evropian.
Takoi dhe përfaqësues të opozitës. Enkelejd Alibej nga Partia Demokratike dhe Gazmend Bardhin nga Rithemelimi.
Vlerësimet e saj nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me vlerësimet e opozitës, megjithatë opozita ngjan më shumë e kënaqur që ka takuar një prej tyre, se sa që nuk mbështet kauzat e deklaruara të tyre.
Kauzat kryesore të opozitës aktualisht janë çështja Beleri, të cilin e quajnë arrestim politik, çështjen Berisha që e quajnë po arrestim politik dhe kontrollin e SPAK nga Edi Rama
Në të tria çështjet pati përgjigje të qarta.
Sa i përket çështjes Beleiri, ajo e dha përgjigjen përmes përgjigjes që i ktheu Greqisë duke e quajtur qëndrimin e saj të tmerrshëm dhe të padrejtë.
Sa i përket akuzave se SPAK ka dënuar Berishën politikisht, apo që Edi Rama kontrollon SPAK, ajo e dha përgjigjen duke mbështetur fort SPAK në gjithë punën e vet dhe duke e quajtur punën e tij një nga argumentet pse Shqipëria po avancon drejt Bashkimit Evropian.
Tani opozita duhet të zgjedh çfarë ka më të rëndësishme në luftën e saj, të përfillet nga Perëndimi, apo të mbroj kauzat e saj.
E gjithë kauza opozitare është ngritur mbi fabulën që drejtësia e re kontrollohet nga Edi Rama dhe se arrestimet e Berishës dhe Belerit janë politike, ndërsa ato në krahun qeveritar i dikton Rama.
Bashkimi Evropian që monitoron Shqipërinë ka vlerësim tërësisht të kundërt me këtë dhe e thotë publikisht.
Në kushte normale Berisha do ta kishte bërë cop këtë reporteren e BE, që guxon të lavdëroj atë që e ka mbyll brenda dhe e ka lënë të dal çdo natë maj penxheres.
Por me sa duket fakti që ajo i ka përfillur dhe ka takuar Gazmend Bardhin, duket se e ka kompleksuar dhe ja ka mbyllur gojën. Dhe ky nuk është rasti i parë.
Edi Ramën e shpall armik të përbetuar dhe betohej se do ta rrëzonte me revolucion dhe vetëm se ai e përfill, duke ulur Gazmend Bardhin në tryezë, ky e pranoi dhe bëri marrëveshje me të.
Pra e shuan revolucionin me një pikë ujë. Tani dhe Perëndimin që e ka armikun e jetës së tij pasi po e varros me turp si hajdut dhe “non grata”, po e toleron vetëm se raportuesja dha shenja “përfillje” ndaj Gazmend Bardhit.
Pra mënyra se si po reagon Berisha, tregon se Kauzat e opozitës nuk janë ato që thotë opozita, por është thjesht përfillja e Berishës.
Mjafton të krijosh idenë se atë po e përfill dhe ai i harron të gjitha. Kjo është kriza reale e tij, e cila e nxjerr çdo natë majë penxheres dhe e bën të urrej gjithë boten.
Prandaj këta të rithemelimit, duhet të llogarisin se sa herë të bëhen gati për beteja, armiku mund t’iu çarmatos duke “përfillur” Berishën.
Lini një Përgjigje