TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Mars 2025, 11:40

Karma në PS; deputetët që bënë ligjin tani po ‘kuptojnë’ padrejtësitë që u bëri Babloku

Shkruar nga Myslim Murrizi
Karma në PS; deputetët që bënë ligjin tani po
Myslim Murrizi

Tani “hani” atë që keni gatuar të gjithë si “elitë” dhe “vipa” të PS së në listën e mbyllur janë “kukuvajkat “dhe “buburrecat” që ka “pikturuar” kreu i organizatës në muret e zyrës së tij.

Pashë reagimet e dy deputetëve të PS këto dite dhe në fakt më erdhi mirë qq pas 4 palë zgjedhjesh e paskan kuptuar që me këtë sistem dhe Kod Zgjedhor bastard gara qenka e pabarabartë.

I pari reagoi Z Gjiknuri dhe i dyti Z Braçe.

Të nderuar deputetë Gjiknuri dhe Braçe!

E pabarabartë ka qenë kjo gare me këtë Kod Zgjedhor nga viti 2009,2013,2017,2021 por ju nuk e keni kuptuar e as ua ka ndjerë për “garë” sepse keni qenë të mbyllur dhe në vendet e para si “ pasagjerët” e autobuzit të Kuçit në Vlorë.

Sot në 2025 kur dolët në garë, kuptuat se me këtë ligj që ke hartuar, mbrojtur e votuar ti Damian dhe  ke votuar ti Erjon, gara qenka e pabarabartë.

Po unë dhe të tjerë si unë që e kanë “vuajtur” këtë garë monstër në 2009, 2013,2021 çfarë duhet të themi kur shoh e dëgjoj reagimet tuaja sot pas pilafit???

Pse e votuat këtë paçavure kod zgjedhor në 30 korrik 2024 duke mashtruar shqiptaret se gjoja e kishit detyrim nga Gjykata Kushtetuese gjë qe ne fakt nuk është fare e vërtetë?

Po tua kishte thënë Rama qysh ne korrik që ju dhe shumë të tjerë si ju do te ishin në listën e hapur pra në këtë garë të pabarabartë a do ta votonin këtë kod qelbesirë që është si “vendstrehim” për bythecet dhe palaçot e politikës???

Në politikë morali është që të mbash qëndrim parimor jo vetëm kur të djeg menderja jote, por gjithsesi më mirë vonë se sa kurrë.

Një miku im nga Skrapari thotë që Skraparlinjt kanë një shprehje të urtë: Nuk të dhëmb shkopi në by... të tjetrit.

Prandaj nëse fitoni mandatin e deputetit me këtë garë të pabarabartë që e “kuptuat” pas 20 vitesh ju Damian dhe Erion dhe unë ju uroj të fitoni, duhet te loboni fort për ta prishur këtë pazar të ndyrë dhe gjellë qensh, që gara të jetë e barabartë dhe listat të jenë 100% të hapura, që qytetari të zgjedhë deputetin dhe të mos ketë më kurrë në Parlament vemje, kërminj e butak që fshihen si qen të pshurrur nepër listat e mbyllura.

Nëse prishet ky kod zgjedhor fundërrine nuk do të kemi me as qarje as sharje, as qurravitje as lëpirje ndaj kryetarëve të partive e as përçarje, qefngelje apo deklarata “bombastike” ditën që shkojnë listat në KQZ.

I nderuar Damian

Karma is a beach!

Shqiptarët thonë që çdo gjë që bën në këtë jetë e bën për vete edhe kur mendon se e hedh në det, të vjen me kripën në pjate.

Tani “hani” atë që keni gatuar të gjithë si “elitë” dhe “vipa” të PS së në listën e mbyllur janë “kukuvajkat “dhe “buburrecat” që ka “pikturuar” kreu i organizatës në muret e zyrës së tij.

Lini një Përgjigje