TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Dhjetor 2024, 17:18

I gjati, i pari në listën "Çyrbja"

Shkruar nga Basir Çollaku

I gjati, i pari në listën "Çyrbja"

Listën e "Çyrbes" e kryeson Edi Rama. E si drejtues në këtë renditje natyrisht është njohur me detaje dhe ka vendosur i informuar edhe për binarët nga kanë ardhur kërkesat e shërbesat...

Lefter Koka, Rrahman Rraja, Jurgis Çyrbja janë tre nga 8 deputetë të Partisë Socialiste të qarkut Durrës,  dy në qeli dhe një i larguar për arsye kriminalizimi. Lefter Koka, Jurgis Çyrbja të arrestuar dhe Rrahman Rraja i larguar. Në dosjen e SPAK ardhur nga Franca, përgjimet saktësojnë se, ndryshimi i  vendeve në renditje nën ndikimin e bandave të qarkut, bëhet me Ndraxhin. Katër deputetët bashkërisht kanë marrë 27507 vota dhe 15871 kanë zgjedhur Kryeministrin. Thuajse 50 përqind e përfaqësuesve socialistë të Durrësit sot janë procese penale, dënuar dhe në hetim.

Por listën e "Çyrbes" e kryeson Edi Rama. E si drejtues në këtë renditje natyrisht është njohur me detaje dhe ka vendosur i informuar edhe për binarët nga kanë ardhur kërkesat e shërbesat.  Ardian Çela dhe Vangjush Dako, ish-kreu i OSHE dhe ish-kryebashkiaku, drejtuesit e politik të caktuar në këto poste, natyrisht nga kryetari i Partisë Socialiste, janë thirrur nga Struktura e Posaçme për të dëshmuar. Drejtuesi politik i partisë ishte edhe drejtues i qarkut. Njëherësh dhe firmëtar për renditjen e dërgimit të emrave në KQZ. Ai ka munguar në ftesat hetimore të Prokurorisë. Përse?!

Edhe në Shkodër mungon!! Por pas Beqes.

Edhe në Elbasan gjithashtu ka shumë për të thënë. Por pas Taulantit.

Më tej në Fier apo Vlorë. Duke mos harruar as në Lezhë dhe Dibër.

Por Edi Rama, deputeti i listës "Çyrbja" sot drejton cilën qeveri??! Cilën mazhorancë? Cilin grup deputetësh?! Cilën parti?!

Atë të gjysmës në qeli, apo të gjysmës tjetër gati për t'iu bashkuar të parës??

Struktura e Posaçme dëshmon pafuqi e pavarësi të munguar, me mosthirrjen për të marrë në pyetje Ramën. Njeriun pa dakortësinë e firmën e të cilit lista "Çyrbja" nuk do kishte vullnetin e bandave..!!! Rastet po përsëriten. SPAK nuk pyet dot Kryetarin e listës, sepse qëllon të jetë kryeministri. Dhe nis e kërcënon me burg deputetët e opozitës, duke urdhëruar prokurorët se i ka kaluar durimi nga pritja e gjatë. Dhe ata ortakët e bashkërenditur në Durrës me Ramën, mes të tjerash, kanë akuza për trafik ndërkombëtar kokaine, duke qenë pjesë e Mafia-s. Për dhënie ndihmë vrasësve. Për shitje sekretesh shtetërore. Për pengmarrje e torturë. Për zhvatje pasurish publike. I pari i listës, i gjati nuk mund të jetë brenda kur votohet, e jashtë saj kur hetohet...

 

 

Lini një Përgjigje