
Dhe ky nuk është presion, që mund të bëhet vetëm nga krimi. Sepse krimi nuk e ka atë fuqi. Kjo duket një lojë që po bëhet për të shpëtuar politikanë dhe njerëz të drejtësisë....
Çështja e shekullit.
Po luan para e madhe për të rrezuar përgjimet e Sky-Encro si të paligjshme.
Ka zëra nga tregu që flasin për një shifër 100 milionë euro që është venë në dispozicion. Por ndonëse këto janë gjëra që nuk verifikohen dot, ka një fakt që tashmë është në sytë e të gjithëve.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese dhe dorëheqjen dhe shkoi në shtëpi, pa asnjë zhurmë, ditën për diell. Rrufe në qiell të hapur.
Presioni mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të jetë i madh. Dhe ky nuk është presion, që mund të bëhet vetëm nga krimi. Sepse krimi nuk e ka atë fuqi. Kjo duket një lojë që po bëhet për të shpëtuar politikanë dhe njerëz të drejtësisë.
Ka një interpretim aty, që marrja e përgjimeve nuk është në përputhje me ligjin shqiptar. Problemi është që po ranë përgjimet si të paligjshme, reforma ne drejtësi varroset përfundimisht.
Sot drejtësia e re ka disa njolla mbi shpinë. Nga inceneratorët deri tek standardet e dyfishta në disa çështje.
Kjo e përgjimeve e kthen reformën në drejtësi një paçavure të madhe, ndërsa ata që e sponsorizuan atë njerëzit më qesharakë të mundshëm.
A do ta pranojnë ndërkombëtarët t’ja u marrin përfundimisht kalanë? Kjo mbetet për t’u parë. Por me shumë gjasa kjo e përgjimeve do të jetë çështja e shekullit. Të paktën në terma financiare.
Lini një Përgjigje