
Problemi bëhet edhe më i rënd, pasi këto veprime janë kryer ndërkohë që Ilir Meta/j ka qenë president i Shqipërisë dhe ndikimi rus përmes pagesave për gruan e tij dhe akoma më keq mundësia që ajo të jetë bashkë-aksionere me ta, është një minim i sigurisë kombëtare.
Euroreproter, një media me qendër në Bruksel, ka publikuar një shkrim rreth ndikimeve ruse në Ballkan me gjëra që kryesisht ka qenë të njohura dhe më parë.
E reja e shkrimit ishte, se kjo media publikoi dy faksimile të transfertave bankare që provonin dy gjëra të rëndësishme. E para që Monika Kryemadhi ishte paguar si ortake nga një kompani pas së cilës qëndrojnë disa oligark rus dhe e dyta që Kryemadhi rezulton të ketë llogari bankare në së paku dy banka të huaja, një në Zvicer dhe një në Andora.
Gjërat e tjera të shkruara ishin të njohura dhe më parë në Shqipëri.
Pavarësisht se si do shkoj beteja ligjore e Kryemadhit me median ne fjalë, ato dy dokumente mbeten për tu hetuar nga drejtësia shqiptare. Organet e drejtësisë në Shqipëri duhet të sqarojnë disa gjëra të thjeshta.
A i ka deklaruar këto dy numra llogarie Monika Kryemadhi në deklaratën e saj të pasurisë?
A i ka deklaruar ajo lidhjet me këto kompani, pasi në përshkrimin e pagesës flitet për pagesë dividendi si bashkëpronar?
Pas deklarimeve të zonjës Kryemadhi për këto dy zhvillime pastaj duhen bërë hetime të thelluara nga drejtësia jonë për këtë çështje, e cila nuk është vetëm çështje e ndikimit rus në Shqipëri, por mbi të gjitha një histori që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për personat me pushtet dhe deklarimin e pasurisë së tyre.
Problemi bëhet edhe më i rënd, pasi këto veprime janë kryer ndërkohë që Ilir Meta/j ka qenë president i Shqipërisë dhe ndikimi rus përmes pagesave për gruan e tij dhe akoma më keq mundësia që ajo të jetë bashkë-aksionere me ta, është një minim i sigurisë kombëtare.
Shpresojmë që ish Presidenti të mos distancohet nga gruaja siç po bën Berisha me Bashën, dhe ti ngrejë komision hetimor në parti, ku i ka çuar gruaja lekët.
Nëse kthehemi pas në kohë e kemi të qartë retorikën anti-perëndimore të Ilir Metës në atë kohë frymëzimin e tij për protesta në Shqipëri dhe mediat ruse që raportonin live me korrespodentë speciale nga Tirana për revolucion, duke ndërprere lajmet në Rusia Today, a thua se Shqipëria ishte në qendër të trazirave në botë.
Tani SPAK i ka në dorë dy faksimilet e transfertave. Nën shembullin e arrestimit të një zyrtareje të mesme si Alda Klosi , të cilës i ka vjedhur pastruesja lekët që nuk ka deklaruar , tani për gruan ish presidentit që dalin pagesa ruse duhet shumë herë më tepër përkushtim. Krimi është shumë herë më i madh dhe shumë herë më i rrezikshëm dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje