
Boll kanë 4 palë zgjedhje që “vjedhin” mandate nga PD e qeverisin me PS siç ka bërë dy herë rresht PDIU e Idrizit në 2013-2017 dhe në 2021-2025.
Partia Demokratike duhet t’i bëjë sa më shpejt primaret dhe duhet të nxjerrë sa më parë 140 kandidatët për deputet.
Partia Demokratike duhet të mbledhë sa më parë Këshillin Kombëtar për të diskutuar për fushatën, primaret dhe koalicionin qe do të dalë në fushatë.
Personalisht jam kundra koalicionit me çdo parti të majtë ku bën pjesë edhe PL ish-LSI sepse asnjë votues i tyre nuk e voton PD dhe pothuajse të gjithë janë rikthyer në PS si fenomeni Brahimllari.
Jam kundra qenies në lista të sigurta të “elitës” politike të PD sepse kur votuan mbylljen e listave mashtruan që listat janë në shumicë të “hapura”.
Jam kundra vendeve të sigurta në listë por të gjitha partitë që teorikisht janë në kampin opozitar por faktikisht votat e tyre nuk plotësojnë as çerek mandati për deputet.
Boll kanë 4 palë zgjedhje që “vjedhin” mandate nga PD e qeverisin me PS siç ka bërë dy herë rresht PDIU e Idrizit në 2013-2017 dhe në 2021-2025.
Primaret në rang Qarku në më pak se 4 muaj para zgjedhjeve mund të sjellin përçarje sepse në Qarqet Kukës, Gjirokastër, Dibër, Lezhë, Berat kemi numër të vogël deputetësh, pretendentë për kandidat të shumtë dhe një numër i kufizuar anëtarësie.
Kështu që kjo do bënte që gara të ishte e zbuluar ku pothuajse çdo kandidat do merrte vesh se kush e votoi pro dhe kush e votoi kundra e duke pasur parasysh që inatin me njëri-tjetrin e kemi shumë më të madh se sa me kundërshtarin atëherë i bie që të ketë përçarje.
Por edhe në Qarkun Shkodër, Fier, Korçë, Elbasan, Berat ku drejtuesit politikë janë individë qe nuk kanë asnjë lidhje me strukturat e PD, i bie që askush prej tyre të mos jetë i barabartë me konkurrentët e tjerë lokalë në këtë garë.
Prandaj propozoj që primaret të jenë në rang kombëtar ku e gjithë anëtarësia e partisë prej 40-50 mijë anëtarësh të ketë të drejtë të votojë për 3 ose 5 kandidatë nga një listë me 300-400 burra dhe gra, djem e vajza që aspirojnë për te qenë në garë si ofertë pozitive për qytetarët opozitarë në zgjedhjet e 11 majit e që janë të gatshëm me plot dëshirë e mundësi për t’u përballur me regjimin.
Prej tyre 150 kandidatët më të vlerësuar me votën e gjithë anëtarësisë e të jenë kandidatët zyrtarë të PD në 12 qarqet.
Kjo zgjedhje nuk krijon as luftë të brendshme e as pakënaqësi apo mllefe mes njëri-tjetrit.
Kjo bëhet në një ditë të vetme në të gjitha degët e PD në Shqipëri dhe në Diasporë.
Pastaj menjëherë duhet të fillojnë fushatën nën moton: në betejë me regjimin e në garë mes njëri-tjetrit për të maksimalizuar votat për PD.
Por kjo sjellja si tinzarë për të pasur një vend të gjithë në listën e mbyllur është vrastare për PD dhe opozitën.
Unë mirëkuptoj aspiratën e çdo deputeti të sotëm të PD për një mandat tjetër, edhe ambiciet e çdo anëtari të Këshillit Kombëtar, kryesisë qendrore, sekretariateve dhe kryesive të degëve për të qenë deputet por kjo nuk ekziston si mundësi faktike e praktike e aq më shumë që pothuajse të gjithë po shtyjnë njëri-tjetrin për tu mbyllur në listën që do të jetë e mbyllur nga ata që votuan një kod zgjedhor bastard për hatër të karriges së tyre të qelbur.
Grupi parlamentar është teorikisht elita politike e çdo partie politike.
Ju të nderuar deputetë keni 4 vjet që keni pasur mundësinë të jeni mediatikë, publikë, politikë dhe masovik sepse këtë funksion keni pasur dhe për këtë jeni paguar nga taksat e shqiptarëve.
Nëse e keni kryer mirë dhe siç duhet detyrën tuaj për të cilën kërkuat votat e qytetarëve në prill të vitit 2021, atëherë që të gjithë duhet të kërkoni të jeni në listën e hapur sepse jeni në avantazh në garë me çdo aspirant tjetër qe nuk e ka pasur mundësinë tuaj këto 4 vite.
Nëse i trembeni përballjes tek qytetari dhe kërkoni një mandat tjetër duke pasur “frikë” nga vota e qytetarëve, atëherë ju nuk i duheni as dreqit e jo më PD apo opozitarëve.
Edhe pse me kod keni mbyllur 1/3 e Listës së Kandidateve mirë do ishte që kjo të zbatohej tamam ashtu siç e keni thënë që një ndër tre emra të ishte i mbyllur e jo 1/3 e gjithë listës e duke filluar nga fillimi i listës.
Dakord jam që të mbyllet 1/3 e Listës por po sikur të mbyllet në mes ose në fund kjo 1/3 e listës a do kërkonit me çdo formë ju u vemje të ishit në fillim të listës?
E ndershme dhe e drejtë do ishte qe lista të ishte 100% e hapur por ju nuk guxuat e madje mashtruat duke belbëzuar se jua kërkoi Gjykata Kushtetuese çka nuk është fare e vërtetë.
Por edhe kështu siç e votuat ju vemje politikë nga çdo parti politike, e ndershme do të ishte që 1 kandidat në çdo 3 kandidat të ishte i mbyllur ndërsa 2 të ishin në garë.
Pra nga 37 kandidatët e qarkut Tiranë 12 të ishin në listën e mbyllur por të ishin me renditjen nr 1, nr4, nr7,nr 10, nr 13, nr 16, nr 19,nr 22, nr 25,nr 28, nr 31, nr 34, nr 37
E kështu në çdo qark.
Gjithsesi edhe kështu siç e keni votuar apo endërruar, menduar e sajuar unë po ju bëj një thirrje publike.
Dilni në listë të hapur që të kontribuoni në rrëzimin e Ramës.
Dilni në listën e hapur në qarkun Tiranë me besimin e plotë që PD do marrë 18-19 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Fier me besimin e plotë që PD do marrë 7-8 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Elbasan me besimin që PD do marrë 7 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Durrës me besimin që PD do marrë 7-8 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Korçë me besimin që PD do marrë 5-6 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Shkodër me besimin që PD do mari 7 deputet
Dilni në listën e hapur në qarkun Berat me besimin që PD do marrë 2-3 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Lezhë me besimin që PD do marrë 4-5 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Vlorë me besimin që PD do marrë 5 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Kukës me besimin e plotë që PD do marrë 2 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Gjirokastër me besimin e plotë që PD do marrë 2 deputetë
Dilni në listën e hapur në qarkun Peshkopi me besimin e plotë që PD do marrë 3 deputetë
Vetëm me këtë besim dhe këtë rezultat PD dhe opozita rrëzon Ramën dhe shemb regjimin duke dhe siguruar 69-75 mandate. Përndryshe nëse askush prej jush nuk e beson këtë rezultat atëherë si e mendoni qe do na besojnë qytetarët?
Kjo betejë kërkon që 20-30 figurat më të spikatura të PD duhet të jenë në listën e hapur për të sjellë shpresë dhe besim në fitoren e 11 majit.
Por nëse ju në heshtjen tuaj prej brumbulli mendoni që PD fiton vetëm me 47 deputetë që do jenë në listën e mbyllur atëherë çfarë fitojnë demokratët apo qytetarët opozitarë pse 47 vemje, skuthë, bythecë e spurdhjakë politikë si soji juaj bëhen deputetë?
A nuk ishit plot 63 të tillë prej katër vitesh e nuk takuat asnjë qytetar por veç u rrahët u shatë e u gritë me njëri-tjetrin [ër këto karrige të qelbura?
Unë kurrë nuk do kërkoja të ëndërroja, luftoja apo aspiroja për një mandat deputeti për veten pa u votuar nga qytetarët e aq më keq duke hyrë në fushatë me bindjen se PD do humbë.
Ndaj jam shprehur publikisht se do jem kandidat në qarkun Tiranë por duke punuar, luftuar e shpresuar që vota e qytetarëve të më japë mandat jo nga servilosja, lëpirja apo firma e kryetarit.
Unë hyj në betejë me regjimin e në gare mes njëri-tjetrit me besimin e plotë për fitore.
Nëse ju frymorë mendoni se PD humb dhe ju merrni një mandat atëherë bëjeni kaush atë mandat dhe futeni ku të ndiheni më rehat se demokratëve dhe opozitarëve nuk ju vlen as një lek ai mandat.
Lini një Përgjigje