TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Shtator 2023, 13:51

Demokratë, nuk bëhet bukë gruri, me miell misri

Shkruar nga Basir Çollaku

Demokratë, nuk bëhet bukë gruri, me miell misri

PD nuk bëhet e djathtë dot, me sy nga Bashkia dhe Qeveria. PD realisht duhet të jetë më e madhe dhe rëndësishme se çdo emër individi.

620 mijë vota 52 deputetë, afërsish 11923 vota për deputet pavarësisht vjedhjeve, është inventari i zgjedhjeve të fundit parlamentare për Opozitën.

Sot janë 9 deputet në një takim 107. 307 vota të përfaqësuara

Mungojnë 43 deputetë ose 512.689 votues

Megjithatë politika nuk është numra, por numrat politikë nuk fshihen, kur ndodh përpjekja hijekeqe për të zëvendësuar frymën.

Pastaj ka diçka serioze

Ky përfaqësim numerik i 2021 ka rënë.

90 përqind e deputetëve demokratë, nuk e kanë më numrin 11923, të atyre zgjedhjeve.

Sot kemi katër apo pesë, mbase më tepër pd, brenda PD. Madje fatkeqësisht, për turpin e opozitarizmit edhe Rama e Veliaj kanë parcelat e tyre në PD…

Ky është biznes turpi, për këdo që e ushtron dhe bën.

Asnjë politikan i pasur ose jo, nuk e blen dot të shkuarën.

Ne jemi popull i anuar shpesh herë nga mercenarizmi. Ndaj mbajmë flamuj amerikanë, gjermanë, anglezë, italianë, rusë, kinezë, francezë, e plot të tjerë, mes tyre edhe atë të kombit tonë shqiptar.

Ndoshta mjerisht, Sigurimi i Shtetit, e ka shtuar e jo pakësuar kontrollin politik, ekonomik, mediatik në shoqërinë tonë. PD nuk bëhet e djathtë dot, me sy nga Bashkia dhe Qeveria. PD realisht duhet të jetë më e madhe dhe rëndësishme se çdo emër individi. Ky shpirt idealist ndër ne ka vdekur. Krimi e pasuria mafioze, vjedhja, plaçkitja e pushteteve, korrupsioni, e kanë vrarë. Kjo markë shpirtërore po fiket. Është krijuar elita e rreme me rrënjë në batak. E kushdo mburret se po bën hatanë ndaj mazhorancës, të mos bëjë shaka me shejtanin. Ndaj eksodi është bërë genocidi politik ndaj nesh. Ne vërejmë me trishtim se kuzhina e përzhitur politike, pozitare dhe opozitare, po turret të bëjë bukë gruri me miell misri. Shqipëria nuk i ka punët mirë nga veskeqësia e shqiptarëve. Të huajt janë bujtës të përkohshëm. Të tjerat renditen te Dokrra Hini…

basir collaku kuvend pd basha

Lini një Përgjigje