TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Qershor 2024, 14:55

David Wisner i ka futur 'peshqit' në vistër

Shkruar nga Sokol Pepushaj
David Wisner i ka futur 'peshqit' në vistër
David Wisner dhe Altin Dumani /

Se engjëjt dhe djajtë janë bashkë këtej, Davidi i heshtur është zgjuar...

Për diplomatin më të heshtur, po flitet më shumë se për çdo njëri tjetër, në tërë historinë e ndritur të mafies sonë.

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane David Wisner, ka krehur flokët dhe ka filluar të dalë nëpër fshat, me një vistër të gjatë peshqish.

Pak çaste para tërmetit politik në zgjedhjet evropiane, ku Fredi Beleri po shkon nga burgu në Strasburg, Presidenti francez Emmanuel Macron dekretoi zgjedhjet e parakohshme më 30 qershor dhe 7 korrik, kryeministri i Francës dhe ai i Belgjikës u dorë hoqën,  kishte filluar edhe lëvizja diplomatike këtu në Tiranë.

Takime me Presidentin apo kryeministrin nën hetim, ministra e zyrtarë në SPAK, që nën zë flitet se Wisner u ka futur gishtat në kapakët e verzave, sapo të zbresë në Rinas adashi i tij David Kostelançik, do nisë pastrimi i luspave, se peshqit tanë kanë shumë para.

Do kemi dy Davidë për të liruar një vidhë.

Vjaskat në formë spiraleje, ku Peshqit e Mëdhenj janë duke plasur nga zhurmat, “të arrestohen 4 Klanet Mafioze”, janë spanuar, aq sa nuk ka në SPAK “ustallarë” për t’i ndrequr.

Po ndreqe fustanin vrima-vrima të Olta Xhaçkës, nuk fsheh dot hallatet e Ilir Beqajt; po arnove dekoltenë e Frida Krifcës, nuk  ndryshon sfondin e Ëngjëll Agaçit.

Në background të epokës së epsheve për pasurim, nuk ka vend për parulla se ne “ua hedhim amerikanëve”.

Megjithëse 4 Klanet mafioze janë më të forta se në 1997, megjithëse janë gati të inskenojnë konflikte civile, as në ëndrra nuk mund ta çojnë përsëritjen e operacionit “Silver Wake”, ku Mariza Lino u vesh si burrë, dhe vetë e 877-ta u evokua nga Shqipëria me helikopter “CH-47” dhe “CH-53” drejt bordit të anijes “USS Nashville.

As milioneri Gramoz Ruçi të mos shtiret sikur e ka frikë Sali Berishën, por të shtrëngohet për të shkuar para transparencës së pasurive, sipas projektit amerikan.

Gramozi është sot është në krah të Edi Ramës, por nuk ja harron nderën Fatos Nanos që i dha rrobat e gruas sa të kaloi kufirin në Greqi.

Edhe Greqia kërkon kokën e Edi Ramës, se i ka kafshuar Fredi Belerin që nga Brukseli do ja këndojë këngën Mafies së Shqiptarëve.

Kokën e Edi Ramës e duan të tërë, Italia, Gjermania, Holanda, Meksika, Amerika, Suedia, Spanja dhe cilido shtet që fildispanja e krye mafiozit ka lidhur peshq në grepat që i lëshon e tërheqë sipas interesave te veta.

Interesat sot edhe interpretohen, pasi 5 nëntori i Amerikës ka sfond ligjor.

Po, edhe Davidi e ka mendjen me vete.

Me presionin e rëndë të ambasadës amerikane, se ndryshe këta do e bënin ’97-të, dosje hetimore ka për shumicën e deputetëve, gjithë krye bashkiakët ku më i varfri i ka dy milionë dollarë, dhe për cilindo ka abuzuar me fondet publike.

Ngjan se pasi ka futur në varg peshqit që jetojnë nën gurë e shkëmbinj, e deri në gëmushat rreth tij, ka kapur edhe këta të tmerrshmit, Olsin dhe Edin, Saliun dhe Ilirin, Engjëllin dhe Djallin.

Se engjëjt dhe djajtë janë bashkë këtej, Davidi i heshtur është zgjuar. 

Afro një vit pas largimit të ambasadores Yuri Kim, vizatimi i vargut të peshqve të mëdhenj në vistrën e Altin Dumanit është aq i gjatë, sa do habitet mileti se sa peshq ka futur në vistër David Wisner?!/Pamfleti

davis wisner peshqit në vister

Lini një Përgjigje