
Kur pashë që në 64 kuti votimi të ZAZ Divjakë një kandidate kishte marrë 600 vota më shumë nga sa i takonin sipas punëtorëve të Celibashit, apo një kandidat i PS po në qarkun Fier kishte mbi 900 vota më shumë, e kur dëgjova një fëlliqësirë të KAS-it të emëruar nga Basha se “do ta shohim nëse do bëjmë kallëzim apo jo”, më erdhi të vjell në surratin e këtij qelbaniku....
Meqenëse “rinumërimi” mbaroi dhe rivlerësimi i votave u bë sipas vendimit absurd të KAS-it seksual, tani z. Celibashi e ka për detyrë të na tregojë emrat e 48 punonjësve të KQZ-së që u morën me këtë proces të porositur e dakordësuar mes dy palëve.
CV-të e tyre; çfarë janë, çfarë kanë mbaruar, ku kanë punuar dhe kur janë emëruar në administratën e KQZ-së, që secili nga ne të dijë se kush ia ka rivlerësuar votat që më parë ishin numëruar dhe vlerësuar nga numëruesit politikë PS-PD.
Duhet të bëjë publik vendimin përfundimtar të KAS-it që ndryshon vlerësimin për votat, në kundërshtim me manualin që KQZ shpërndau para zgjedhjeve të 11 majit, ku thuhej se çdo shenjë që shpreh qartë vullnetin e zgjedhësit është votë e rregullt.
Duhet të nxjerrë një tabelë konkrete për çdo kandidat të listës së hapur për votat që nuk përputhen me rezultatin e parë, se kujt janë marrë ato vota apo cilit kandidati janë hequr ose dhënë votat e secilit kandidat; sepse nuk mund të na bëjnë pis një grusht qelbanikësh apo pisa të KAS-it apo ushtarë të Celibashit, sa kohë që jo vetëm unë, por besoj që pothuajse asnjë kandidat nuk ka pasur numërues në asnjë ZAZ.
Dhe e fundit: kur pashë që në 64 kuti votimi të ZAZ Divjakë një kandidate kishte marrë 600 vota më shumë nga sa i takonin sipas punëtorëve të Celibashit, apo një kandidat i PS po në qarkun Fier kishte mbi 900 vota më shumë, e kur dëgjova një fëlliqësirë të KAS-it të emëruar nga Basha se “do ta shohim nëse do bëjmë kallëzim apo jo”, më erdhi të vjell në surratin e këtij qelbaniku servil dhe prezervativ shumëpërdorimësh.
Po mor qelbanik i KAS-it, po! Numëruesit e ZAZ Divjakë, Fier, Patos, Roskovec e kudo që kanë bërë maskarallëqe të tilla, duhet të denoncohen dhe të arrestohen si njerëz të ndyrë që nuk kanë lidhje me asnjë parti, pavarësisht nëse i përkasin PS apo PD.
Gabimi njerëzor është tjetër dhe vjedhja qenërore është tjetër, mor bastard i pafytyrë!
Lini një Përgjigje