TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Maj 2023, 13:44

Burri që urren konen

Shkruar nga Mitro Çela

Burri që urren konen

Kurrë nuk i kam dashur qentë. Por kërcen prifti nga belaja! Kemi një gocë. E dërguam në Amerikë. Bëri shkollë. Mori diplomë. Ekonomiste. Nuk gjen punë. Jeton me paratë e babait…

Tek dera e CONAD. Një burrë.

Moshë e tretë. Në dorë shtrëngonte një rrip lëkure. Në fund të rripit një kone.

Burri veshur me kostum dalë boje.

Konja: “Alta moda”.

E kqyra. E njoha. Vëllai I një shoku tim të shkollës. Doktor grash…

-Pse qëndron tek dera?

-Nuk lejohen zagarët të futen brenda!

-Nuk paske respekt për racën e qenve. Nuk është zagar, por kone e ditëve tona?!

-E urrej! Më ka nxirre jetën! Kurrë nuk i kam dashur qentë. Por kërcen prifti nga belaja! Kemi një gocë. E dërguam në Amerikë. Bëri shkollë. Mori diplomë. Ekonomiste. Nuk gjen punë. Jeton me paratë e babait…

I thotë gruaja: -Pse nuk vjen në Tiranë?...

-Vij me një kusht,- përgjigjet vajza. - Dua të më blini një kone…

-Po unë kam frikë nga qentë,- tha zonja ime…

-Ti frikën. Unë rroftë Amerika…Ndërhyra unë: -Të pres koromanen, d.m.th nuk ka më dollarë nga Tirana…

-OK. Tha vajza. Unë gjej punë tek semafori!...

-I mallkuar! Futi hundët gruaja! Dashke ta bëjmë vajzën putanë? Të bëhemi gazi i botës, ëëë?

Hapëm katalogët e koneve…Ja dërguam vajzës. Disa variante.

-Jo që jo. E dua “Çivava”…E blej vetë në Amerikë. Dua 10 mijë dollarë. Shumë? Bashkë me koston e transportit?...

Dhe vajza mbërriti bashkë me konen…

Rrinë bashkë në një dhomë. Puthen ditën. Flenë bashkë natën…

Gruaja blen ushqime.

Unë e shëtis. Në mëngjes. Në mbrëmje.

Vajza e vesh. E ushqen. I bën vaksina. E çon tek doktori…

Ne paguajmë…Qimet e kokës…

Kur unë hedh ndonjë shkelm, vajza kërkon në internet biletë për në Amerikë…

Gruaja derdh lot…

Unë rrëmbej konen. Shëtisim.

U larguan…Të dy e urrenin njeri tjetrin. Më shumë burri…Më pak konja…

mitro Çela kone qeni

Lini një Përgjigje