TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Korrik 2024, 11:43

Braçja sikur ka majasell, kruhet me të gjithë

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj
Braçja sikur ka majasell, kruhet me të gjithë
Erion Braçe

Do ti bjere në sy Babos se po vjen fundi!! Ai bën sikur nuk e sheh e dëgjon, i lë të kuptohet që duhet të thellohet edhe më në autokritike! Se ne fillim qe kollaj t’ja përmbysje karrigen e zyrës! Hajde ngrejë tani.

Nuk po ju besoja veshëve, por as syve, diçka po me shembej mbi krye e toka me lëvizte nën këmbë!

Nallbati ai që dukej i ngrysur , i palëvizshëm si gur varri nga mungesa e Mamicës aq sa kur i thonim : pije një kafe- ai buzaç , hungëronte nuk më pihet, haje një byrek – nuk më hahet, shëndet kur kollitej – plaç na gjegjej befas po kakarisej au iu au iu dhe buza vesh më vesh nga hareja tek i bënte komplimente  Blerina Gjylamesë!

Sa të shkon kjo e sa bukur të rri kjo tjetra, po je më mirë e qeshur se e vëngërt, varg e vistër nga këto!!! Fërkova sytë e afrova kokën! Dash Sula kërkonte të shkulte flokët e mbetur nga marazi.

Ai more ai ishte, ai po i thoshte ato gjëra!

More haram, more hajri i dreqit i them kaq shpejt mbenë pas shpine nuret e Mamicës, ato mistere, ai qëndrim solemn tek pret Skënderbenë, ai llaf plot me suferinë, nektar intelektualizme, e ata kaçurrela si pelerinë?

More i uruar tha mu bë jeta shafran, mërzia me plasi shpirtin, plumbi me plumb del ! U shastisa!

Blerina vete me gjet në një qoshe , “kemi qenë komshinj vuri re , dashamirë, por të bëra lanet theksoi qëkur shkrove që unë Blerua qava për Ditmirin teksa ai ikte pa kthim rrugëve të vesit, sa për pak na muar dhe Nikon, u pika tha e para unë nuk qaj, po nëse sytë e mi i do me lot patjetër që  të shkëlqejnë si smeraldë bëm  të qaj për Babon që mos të më shkojë loti dëm, edhe syri të rritet edhe vëmendja e tij të ujitet, boll mbajta verë në shpinë e piva ujë”.

E mendova , Blerua nuk është njeri i keq , prishur mos qofte!!! Do i gjej vendin e duhur. E pyeta ke qejf të qash për  Xhafen, Klosin, Damon, Taon , Çyrben?? Jooo , jooo pikë loti për ta s’kam tha.

Për Babon derdhen ata të bekuar. Tani duhet të rri e të vëzhgoj kongresin.

Ai i paudhë, Gaz Bardhi Lideri në perspektivë u zu me Ermon. Ç’nuk i nxori ajo gojë e mallkuar!! Aqsa Ermua e cila të veten e ka si mulli mbet pa ujë dhe rrota nuk po i lëvizte më. Ti mbyllesh gojën Ermos është si të mbash gurin e Sizifit mbi shpinë!! Shejtanja i fut duart në harxhe si askush!

Mungesa e Belës ka preokupuar të madh e të vogël aty brenda. Teoritë e konspiracionit shtohen! Tao duket i vetmuar s’ka kush ja cyt e ysht muhabenë qerratait ! Buzëqeshja pa tekst e Borës nuk i mjafton, zymtësia e shtuar e Anilës i tepron.

Delina qëkur ka dale në qoshe ka rënë rehat! Ajo nuk flet ne e kemi harruar ! Ulsia është më firaun nga ç’duket. Sa të largëta duken kohet kur i rrëfente qyfyre Belës , ajo here qeshte për ta motivuar here jo për t’i treguar cakun po ai bënte punën, vazhdonte! Tani bën biseda oça oça ,intelektuale me Ogin mbi rolin e Xhafës, Maznikut të Pirdenit dhe Ciut, ndikimin e ideve të tyre në bashkëkohesi!

Nikoqiri rri me sytë përdhe si nuse e sapomarrë! Tezja ka një brenge! Këto koha s’ka kënduar më zabeleve me Termenë!

Ministrushit Mete i lidhin një qafore e përpara i vënë një sahan me përshesh. Ogi i tha haji të gjitha se të bëjnë mirë!

E pret pak me siklet edhe ai si ca të tjerë, i gjori daten 27.

Toni ka një dëshire , ja do xhani te behet ministër, e ka me qejf , i përmbush kushtet tek e fundit të mbetet deputet!! Ndaj mos ja vini re këto kohe llomotite se nuk është aq për të qeshur sa e bën veten. Shalsi të paktën s’ka pretenduar kurrë që i beson ato që thotë!

Braçja sikur ka majasell kruhet me këdo pa shkak dhe fshihet pas Antonetes e cila nxjerr muskujt si kopaçe!!

Do ti bjere në sy Babos se po vjen fundi!! Ai bën sikur nuk e sheh e dëgjon, i lë të kuptohet që duhet të thellohet edhe më në autokritike! Se ne fillim qe kollaj t’ja përmbysje karrigen e zyrës! Hajde ngrejë tani.

Majkua e di që  hyri nga dritarja e përpiqet të mbajë derën hapur, të duket i dobishëm, bën sikur punon herë një shat herë një lopatë po puna e mbarë si thotë njeri të ziut !

 

Mimi di Puccini po jeton një rini të dyte mes lezeteve të jetës si gjyshe dhe shpirtin e ka në paqe! Vështrimin blu nuk e ka më qortues e zhbirues por hulumtues e të krishterë! Eh mor vllai !

Laerti dëshironte që të mos e shihja po fati i keq , e kundërta ndodhi! I thashë kush del nga Kronika del nga qeveria dhe Kuvendi, madje nga koha.

Ajo i ka fituar bastet me opinion publik, fjala fjale e llafi llaf !! Babua lexon kronikën e bën bismilah nxjerr kopaçen dhe e vërtit. I vjen keq të beje ndryshe se skenarët e saj janë nxitës ndaj afrohu!

“Unë isha mirë si mbledhës lotësh diku as afër as larg lerm ku isha rixha të kam”.

Sikur i dolën nga xhani ato fjale e me bindi !!

Ismet Beqiri mu afrua si me ndëroje, nga xhepi nxori një tefter dhe ja dha të recituarit  me patos sa Pranvera Resuli shtangu habie!

E kam shkruar tha një  dite kur mungove në Parlament !

“Ai iku, po kush mbeti

S’na rrihet pa qerratanë

Është kripa dhe lezeti

I Kuvendi kronikan

Fjalët si kronike e tija

Po çudisin gjithë dynjanë

Vete Mevla Çelebija

Thot Pasardhesin ja ku e kam

Një gjë po ju them or miq

Se seanca vjen e ikën

Dhe kur trasta nuk ka fiq

Durim, se kemi kroniken

Përmbysur duket dynjaja

Nata vjen, kur dita ikën

Dhe n’Kuvend t’bëhet hataja

Si melhem kemi kroniken

Bujari i Lushnjes pak ziliqar për talentin e Ismetit  dhe vendosmërinë e Kronikes për ta lënë prape deputet tha diçka mes qortimimit e kërcenimit! Ky është gabim ideologjik, rënie në sentimentalizëm mikroborgjez! Dilua me Bafton nuk do e bënin kurrë! Por Ismeti nxorri faqoren e tërhoqi nje gllënke! Lëshoi një eh mospërfillse , është ngrohur ca  se qamet vapë tha po e mirë, të shkrifton dhe lexoi strofën e fundit me krenari! Më mallengjeu!

Xhemali e Nasipi e kqyrën me zemër të mirë! Ti qe je intelektual dhe i lexuar i tha Nasua-Xhemes duhet të fillosh të besh nga këto se të kanë  hije!

“Kronika bën djalin burrë

Frikacakun shet për trim

Aty dielli s’perëndon kurrë

Thote Ismeti, aferim”

Ç’ke shkruar për Kroniken zëre se i ke shëndete për Babon i thashë dhe e inkurajova të vazhdojë kështu për inat të Vullnet Sines që e mban veten për të dyfekut dhe nuk merret gjasme me lajle e lule, me yçkla çamarrokësh!

Shefe Albana e cila  kaloi pranë bëri sikur nuk e dëgjoi por veshët aty i kishte!

U ul në një tavoline dhe i tha  shef Oerdit po e miklojnë shumë socialistet ja me këngë e recitime, do na tradhetoje prapë , nuk është barot, besnik safi si ne , duhet mbajtur nën  kontroll!

Shef Oerdi tundi koken! Ç’ti bej Hyqymetit Kryzevendes Liderit Mulit e Ed Palokës që i kanë  marrë në bese pa të ishte për mua ju tregoja munxet këtij dhe atij mjekroshit, të putheshin me Milon se çoç u duket vetja!!

Shefe Albana u gjegj “ jooo duhet të jemi vigjilent të mos e braktisim dyshimin por bashkëpunues, ti shiko mua, që  nuk u rri as afër as larg , nuk le të kuptohet në jua njoh autoritetin  apo jo?”

Shef Oerdi psherëtiu, ska faj Doktor Tritani, Luani dhe Mondi mendoi aty për aty, nuk futet qoftlargu në shtepi”

I tregova Jorushit të Tabakeve gjithësa ! Mu duk sikur e mallëngjeva por jo kishte ulur kokën dhe gjithë  respekt shihte instagramin e saj!!

Ndersa Salianji me ngushëlloi siç i ka hije e siç pritej prej tij! E ke gabim more i bekuar, në politike të gjithë të duan, askush nuk i bën pusi tjetrit, as xhelozia nuk ekziston, krejt miq e shokë, ndaj tregohu gjithmonë i sinqerte, trego çfarë  di e çfarë dëgjon, mos hezito të besosh në gjithçka thuhet, ja shiko mua e bëj si unë! Aty kaloi Etilda për të shkuar drejt së panjohurave megjithë përpjekjet e saj për të qenë ne rregull me të gjithë!

 

Lini një Përgjigje