TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Janar 2024, 15:13

Berisha si Lad Marksisti!

Shkruar nga Ilir Demalia

Berisha si Lad Marksisti!

Pamja e Berishës dje ne ballkon me flamuj dhe duke mbajtur fjalim, më kujtoi Lad Marksistin. Ndërsa çeta Haxhiqamiliste poshtë pallatit që thërrisnin: O Sali, O hero gjithë Shqipëria ty të do! Më ngjasonte me pensionistët e Frontit Demokratik...

Nga mesi i vite 1980 deri në 1989, në Tiranë u shfaq një personazh me mjekër të madhe si Marksi. Në një kohë që mjekra dhe flokët e gjatë ishin të ndaluara, Ladi me një flamur të kuq në dorë dhe me një foto të Karl Marksit, hipte tek gurët e monumentit të Skënderbeut dhe mbante fjalime.

Në fillim njerëzit ndalonin dhe grumbulloheshin, një gjë e paparë. Koka e Ladit në mes të koqeve të kalit dhe fjalimet e tij me patos ishin një shfaqje tragjikomike. Të rinjtë e Tironës, çunat e bordurave qeshnin dhe largoheshin. Pensionistët e Frontit Demokratik ndalonin dhe dëgjonin “nxënësin” e Marksist me seriozitet dhe përqendrim.

Vazhdoi kjo punë për disa kohë, derisa Ladin e mbyllën në psikiatri.

Pamja e Berishës dje ne ballkon me flamuj dhe duke mbajtur fjalim, më kujtoi Lad Marksistin. Ndërsa çeta Haxhiqamiliste poshtë pallatit që thërrisnin: O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do! Më ngjasonte me pensionistët e Frontit Demokratik, të rinjtë e grupit brainwash të PD me kryetarin Mustafa dhe të tjerë që nuk bëheshin më shumë se 100 vetë, dukeshin si vullnetarët e Enverit në 1991.

demalia berisha

Lini një Përgjigje