
Por shteti shqiptar sot, për fat të keq, ende po e ndjen shkatërrimin tronditës të viteve të para të demokracisë në Shqipëri: periudha 1992 - 1996 të cilën historia do ta quajë një kohë barbare.
Koha jonë po ecën e ngadalë në zhvillimin kombëtar të Shqipërisë dhe unë shoh se ne shqiptarët nuk kemi hyrë ende me vrull në një kohë historike, e cila të lërë gjurmët e saj në histori.
Por, në funksion të zhvillimit tonë kombëtar ne këtë e kemi domosdoshmëri historike.
Por gjithsesi, sot, politikisht duket se jemi më të qartë në drejtimin e shtetit tonë.
Dhe pikërisht për këtë na duhet të theksojmë se:
Nëse koha e një shteti nuk lë dot gjurmë në historinë e tij; ai shtet ekziston vetëm në hapësirë, por jo edhe në kohë. Prandaj unë mendoj se sot duhet të mendojmë seriozisht për këtë aksiomë në historinë moderne.
Kohën historike të një shteti e bëjnë shkëlqimi politik i një qeverie që krijon zhvillim kombëtar; e përbën arti dhe letërsia kombëtare e këtij shteti; e zhvillojnë marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit nëpër situata ndërkombëtare dhe sidomos, në një nivel të lartë atë shtet e ngre aktiviteti i tij nëpër organizatat prestigjioze ndërkombëtare.
Por shteti shqiptar sot, për fat të keq, ende po e ndjen shkatërrimin tronditës të viteve të para të demokracisë në Shqipëri: periudha 1992 - 1996 të cilën historia do ta quajë një kohë barbare.
Po pse ndodhi kjo?
Sipas të dhënave të ekspertizës ndërkombëtare na rezulton se Shqipërinë nga viti 1992 e deri në vitin 1996; me presidentin dhe qeverinë shqiptare, Beogradi, pushtuesi i territoreve shqiptare, shkatërroi në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika dhe i detyroi shqiptarët ta fillonin historinë e zhvillimit nga e para.
Dhe ja, kjo është arsyeja kryesore që ne shqiptarët ende po jemi aktualisht në një shtet të pazhvilluar.
Po socialistët që kanë ardhur në pushtet në vitin 2013; çfarë po bëjnë?
Nuk janë duke bërë ndonjë skemë të zhvillimit të madh; por nuk kanë sjellë shkatërrimin e Shqipërisë dhe duhet të themi se kanë kontribuar në rindërtimin e Shqipërisë; jo me ritme shumë të larta; por po kuptohet se nuk po i lënë hapësirë shkatërrimi Beogradit dhe Moskës; që socialistët i hoqën nga pushteti në Shqipëri në vitin 2013.
Gjithsesi tani mendoj se jemi të sigurt që Beogradi nuk e ka mundësinë që të drejtojë më një qeveri shqiptare; dhe ky sigurisht që do të quhet një sukses i veçantë në historinë e Shqipërisë.
Megjithatë ajo për të cilën ne sot kemi nevojë është ndihma e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila tani po kuptohet se ajo është duke hyrë me një nivel të ri në Shqipëri.
Të presim dhe të shpresojmë...
Lini një Përgjigje