TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Qershor 2023, 12:09

Ben Blushi: Takimi me Ramadanin, nxënësin e fundit të Migjenit! 

Shkruar nga Ben Blushi

Ben Blushi: Takimi me Ramadanin, nxënësin e fundit të

Ramadan Shkreli që duhet të jetë nxënësi i fundit i gjallë i Migjenit jeton në fshatin Dedaj të Pukës. Shkova ta takoja.

Ca bën Ramadan ?

Nuk bëj asgjë, tha Ramadani

Sa vjeç je Ramadan?

94,tha Ramadani

Çfarë pune ke bërë Ramadan?

Shumë punë, tha Ramadani

Po shkollë ke bërë Ramadan?

E kam bërë shkollën në Pukë, tha Ramadani

Në çfarë viti, Ramadan?

Në vitin 1936,tha Ramadani

Sa vjeç ishe Ramadan?

7 vjeç ,tha Ramadani

Po si shkoje në Pukë, Ramadan?

Me këmbë, tha Ramadani

Po në dimër Ramadan?

Ne bënim shkollë vetëm në verë, tha Ramadani

Kush të jepte mësim Ramadan?

Migjeni, tha Ramdani

Si ishte Migjeni, Ramadan?

Ishte i sëmurë, tha Ramadani

Po tjetër çfarë mban mend nga Migjeni, Ramadan?

Ishte i gjatë, tha Ramadani

Çfarë thoshte Migjeni, Ramadan ?

Ishte shumë i urtë, tha Ramadani

Ca lënde jepte Migjeni, Ramadan?

Gjoegrafi, kulturë, tha Ramadani

Me kë rrinte Migjeni, Ramadan?

Vetëm më dy motrat e veta, tha Ramadani

Si i mbante motrat Migjeni në shkollë?

I mbante, tha Ramadani

Kush ishte tjetër në shkollë me ty?

Luli i Vocërr, tha Ramadani

Kush ishte Luli i Vocërr, Ramadan ?

Luli i Vocërr ishte Zenel Islami, tha Ramadani

Ku është tani Zenel Islami, Ramadan?

E vranë komunistët, tha Ramadani

Po pse e vranë Ramadan?

Se shkoi në Rusi, tha Ramadani

Po ti a e ke lexuar Lulin e Vocërr, Ramadan?

Jo, tha Ramadani

Çfarë ke lexuar nga Migjeni, Ramadan?

Asgjë, tha Ramadani

Nuk ke lexuar asgjë, Ramadan?

Nuk kam lexuar asnjëherë, tha Ramadani

Çfarë libri ke në shtëpi Ramadan?

Nuk kam asnjë libër, tha Ramadani

Çfarë bën gjithë ditën, Ramadan?

Mendohem, tha Ramadani

Çfarë mendon Ramadan?

Mendoj si do vdes, tha Ramadani

Ke frikë Ramadan ?

Nuk kam frikë, tha Ramadani

Kur do vdesësh Ramadan?

Po pres, tha Ramadani

Do vdesësh pa lexuar asnjë libër Ramadan?

Më mirë, tha Ramadani

ben blushi

Lini një Përgjigje