TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Qershor 2026, 18:41

“Albanian Files", Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

Shkruar nga Irena Beqiraj
“Albanian Files", Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Momenti kur Edi Rama i nënshkruan gazetares librin “The Albanian Files”

"Albanian Files" libri që Kryeministri Rama tundi përpara gazetares së CNN -it si provë e zhvillimit është një përmbledhje e rrëfimeve të arkitektëve më të mirë të botës të zgjedhur pa garë nga Kryeministri; të paguar sa kanë kërkuar nga investitorë të cilët po ashtu kanë përfituar tokë publike edhe lehtësi administrative edhe fiskale pa garë po sërish nga Kryeministri, ai libër nuk është gjë tjetër veçse prova se Kryeministri kërkon ti vesh petkun e zhvillimit qasjes së tij prej Perandori Romak.

Një fjalim politik zgjat disa minuta. Një artikull gazete merr po ashtu pak kohë. Edhe një libër i shkëlqyer zë sërish një pjesë të vogël të jetës së lexuesit. Ndërtesat funksionojnë ndryshe. Rruga jashtë shtëpisë na ndikon çdo ditë. Sheshi ku takohemi me miqtë ndikon tek ne pa zhurmë. Vetë qyteti bëhet pjesë e peizazhit tonë mendor,  ku pa kuptuar na formëzon perceptimet  e bukurisë, rendit, përkatësisë dhe komunitetit.

Arkitektura njihet për aftësitë unike që ka për t'i përcjellë publikut qëllimet e atyre janë në pozita autoriteti.

Guri i themelit në mënyrën e jetesës së grekëve të lashtë ishte besimi se bukuria dhe rendi shoqëror ishin të pandashëm. Ata e barazonin superioritetin moral me bukurinë në të gjitha format. Shekuj më vonë, romakët pushtues, ndërsa u ndikuan shumë nga grekët, e përdorën arkitekturën më shumë si një shprehje të prejardhjes dhe pushtetit me grusht të hekurt perandorak. Shprehja e këtij vizioni u pa kudo, por ndoshta askund më qartë sesa në luksin dhe madhështinë e arkitekturës së tyre publike. Këto struktura kishin për qëllim të bënin përshtypje, duke thelluar ndër të tjera , hendekun midis elitës sunduese dhe njerëzve të thjeshtë nën kontrollin e tyre.

Sikurse dizajni fashist gjerman, rus dhe italian më këtej viteve 1930 kishte më shumë të përbashkëta me perandorët  e Romës Perandorake dhe monarkët e Europës dinastike, sesa me idealet më egalitare apo utopike të ideve moderniste të zhvillimit në atë kohë.

E pra paralelet midis pushtetit qeveritar dhe estetikës arkitekturore nuk janë asgjë e re. Prandaj, mund të shohim më shumë theks tek  arkitektura në vendet e periudhat më autokratike, ku vendimmarrësit ushtrojnë pushtet diskrecionar me kontrolle dhe balanca të dobëta.

"Albanian Files" libri që Kryeministri Rama tundi përpara gazetares së CNN -it si provë e zhvillimit është një përmbledhje e rrëfimeve të arkitektëve më të mirë të botës të zgjedhur pa garë nga Kryeministri; të paguar sa kanë kërkuar nga investitorë të cilët po ashtu kanë përfituar tokë publike edhe lehtësi administrative edhe fiskale pa garë po sërish nga Kryeministri, ai libër nuk është gjë tjetër veçse prova se Kryeministri kërkon ti vesh petkun e zhvillimit qasjes së tij prej Perandori Romak.

 Ai libër nuk është gjë tjetër veçse  celebrimi i  pushtetin të supozuar të një njeriu, më shumë sesa tregues i zhvillimit të  vendit të cilit ai u zgjodh për t'i shërbyer.

Ai libër është prova se arkitektura është përdorur si mjet  për të siguruar mbështetje për status quo-në duke përdorur estetikën në vend të zhvillimit. Ndërkohë sipas hetimeve edhe dosjeve të publikuara të SPAK del se tek investitorët që Kryeministri zgjidhte për të jetësuar vizionin e tij  nuk mungonin  pastruesit së parave të pista të drogës .

Ndërsa  ky fluks parash ka rritur ofertën monetare  2.5  herë më shpejt se rritja ekonomike edhe inflacioni i ulët duket i qëndrueshëm, kjo situatë  ekonomike krijon dobësi strukturore me kalimin e kohës pasi likuiditeti i tepërt i gjen rrugën e tij në tregjet e pasurive të paluajtshme në vend të mallrave të konsumit. Kjo shkakton inflacion rritje të çmimeve të ndërtesave në vend të inflacionit tradicional, duke krijuar një ndjenjë të rreme stabiliteti në ekonominë reale.

Qualis artifex pereo!”

"Çfarë artisti po humbet bota me mua"- tha Neroni para se të vetëvritej .

Kryeministri ynë artist ka harruar se është vetëm një administrator i përkohshëm, edhe  prirja e tij  për shkëlqimin dhe shkallën perandorake nuk e bën Neron. Megjithëse veprimet e tij  janë veprimet e një njeriu që ka harruar, ose nuk i intereson, pse ,si, dhe për kë është në atë detyrë ai sërish nuk është Perandor.

Ekziston një thënie që ka udhëheqës që preferojnë të kërkojnë falje më shumë sesa të marrin leje .

Kryeministri ynë i zhurmshëm, impulsiv, i pamatur  nuk mund të bëj asnjë nga këto të dyja . Ai vështirë se meriton titullin politikan, patriot, apo edhe  udhëheqës.  Ai është një gangster që luan shpëtimtarin i cili ka vendosur të jetësojë emrin e tij me godinat e larta të ndërtuara me paratë e drogës, (për disa edhe të bukura) por  me dëme të parikuperueshme ekonomike edhe psikologjike për shoqërinë tonë .

 

“albanian files edi rama

1 Komente

  1. A
    Anna Anna

    Një analizë brilante ???????? Faleminderit shumë ❤️

    Lini një Përgjigje