Vajza e dëshmorit të luftës në Kosovë, Tahir Sinani, ka reaguar pas tentativave të PS për të damkosur figurën e babait të saj. Ky reagim i ashpër i Rugova Sinanit erdhi pasi, emri i Tahir Sinanit u përfshi në një listë me emra mercenarësh të UÇK.
Ajo e cilësoi veprimin si një fyerje të rëndë ndaj figurës së komandantit të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar një ndjesë publike nga ministri Taulant Balla.
Ajo u shpreh se përfshirja e emrit të Tahir Sinanit në një listë të tillë përbën një cenim të kujtimit dhe sakrificës së tij në luftërat çlirimtare.
“Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht t’i duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb”, ka shkruar Rugova Sinani.
Postimi i plotë:
Lini një Përgjigje