TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 20:56

“Ata që grisnin librat e mi nuk janë më”, Ben Blushi rikthehet në Elbasan: Shumë nga paralajmërimet e mia ndodhën

Shkruar nga Pamfleti
“Ata që grisnin librat e mi nuk janë më”, Ben Blushi
Ben Blushi

Ben Blushi kthehet aty ku u sulmua në vitin 2016, ja mesazhi për qytetarët…

Ish-deputeti, gazetari dhe shkrimtari Ben Blushi do të rikthehet nesër në Elbasan për promovimin e romanit të tij më të fundit, “Jam mysliman”. Por përtej ftesës letrare, mesazhi që ai ka publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur interes, pasi rikthen në vëmendje jo vetëm lidhjen e tij me qytetin, por edhe përplasjet e forta që ka pasur aty vite më parë.

Blushi kujton se në vitin 2013 ai kryesoi listën e Partisë Socialiste në Elbasan, por thekson se shumë nga shqetësimet që ngriti në atë periudhë, sipas tij, u vërtetuan me kalimin e kohës.

Nga Elbasani kam kujtime shumë të bukura, por për fat të keq edhe të hidhura. Në vitin 2013 unë kam kryesuar listën e Partisë Socialiste, por që atëherë gjërat ndryshuan dhe, për fat të keq, shumë nga paralajmërimet e mia ndodhën. Në Elbasan ndodhën gjëra të papëlqyeshme. Po pavarësisht nga kjo, unë nuk kthehem me asnjë lloj inati aty. Kthehem për të takuar miq të vjetër, për të folur për letërsinë dhe për kohën që jetojmë”, shprehet ai.

Në videon e publikuar, Blushi flet hapur edhe për presionet që, sipas tij, kanë shoqëruar në të kaluarën takimet e tij publike, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga askush.

Shpresoj shumë që asnjëri të mos ketë frikë të vijë në takimet e mia, pavarësisht se e di se si gjithmonë në këto raste ka intimidime të vogla. Mos i dëgjoni ata që ju thonë ‘mos shkoni në takim me Ben Blushin’. Hajdeni të flasim për letërsinë, për romanin tim ‘Jam mysliman’, i cili ka shkaktuar shumë debat, por sigurisht edhe për ngjarjet që ndodhin sot në Shqipëri. Sepse sigurisht është koha për të folur dhe është koha për të biseduar me miq të mirë”, deklaron ai.

Shkrimtari e lidh takimin e nesërm jo vetëm me librin e tij të ri, por edhe me nevojën për dialog e diskutim në një kohë që, sipas tij, e kërkon këtë më shumë se kurrë.

Jam i bindur që do të vijnë nesër në takim në orën gjashtë te hoteli Skampa. Ju pres të gjithëve pa asnjë frikë, pa asnjë merak. Takimi është i hapur, nuk ka asnjë ftesë, nuk ka asnjë pengesë. Nesër në orën gjashtë te hoteli Skampa”, thotë Blushi.

Por pjesa më domethënëse e mesazhit është ajo ku ai kthehet pas në kohë dhe kujton periudhën kur aktivitetet e tij në Elbasan shoqëroheshin me tensione dhe kundërshti.

Njerëzit që na kanë penguar të takohemi dikur nuk janë më. Ata që grisnin librat e mi në Elbasan nuk janë më. Libraritë nuk kanë më frikë të shesin librat e mi dhe besoj që do të kemi një takim shumë të bukur, edhe sigurisht një takim letrar, letrar dhe miqësor”, shprehet ai.

Fjalët e Blushit rikthejnë në kujtesë incidentin e vitit 2016, kur ai u përball me një nga momentet më të tensionuara të karrierës së tij politike. Gjatë një takimi të Partisë Socialiste në Elbasan, ai u fishkëllye dhe u sulmua verbalisht nga persona të pranishëm në sallë. Sipas dëshmive të kohës, një person iu afrua duke e kërcënuar, ndërsa ndërhyrja e të tjerëve shmangu përshkallëzimin e situatës.

Pas atij episodi, vetë Blushi deklaroi se në sallë ishte zhvilluar “një gjyq jo vetëm ndaj një njeriu, por edhe ndaj librave të tij”.

Nesër, gati një dekadë më vonë, ai rikthehet në të njëjtin qytet, jo për një debat politik, por për të prezantuar romanin e tij më të fundit.

Fjalimi i Blushit në Elbasan që shkundi PS

blushi elbasan

Lini një Përgjigje