TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 21:32

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka stuhi që të merr përsipër!”, pankartat më pikante të protestës së 25-të

Shkruar nga Pamfleti

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

Mes ironisë, satirës dhe mesazheve politike, qytetarët shpalosën pankarta që tërhoqën vëmendjen gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.

Protesta e 25-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama u shoqërua edhe këtë të mërkurë me pankarta të shumta, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre përmes ironisë, humorit dhe mesazheve politike.

Gjatë marshimit nga Kryeministria drejt rrugëve kryesore të Tiranës, protestuesit mbajtën pankarta që kritikonin qeverinë, opozitën tradicionale, institucionet ndërkombëtare dhe situatën politike në vend.

Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo me mbishkrimin në anglisht: “STOP VOTING FOR THE SAME OLD FACES – Rama or Berisha? Try Democracy”. (Ndaloni së votuari të njëjtat fytyra të vjetra. Rama apo Berisha? Provoni demokracinë).

Mesazhi vinte me fotografitë e Edi Ramës dhe Sali Berishës të kryqëzuara me shenjën e ndalimit, duke përcjellë thirrjen për alternativa të reja politike.

Një tjetër pankartë ironizonte raportin mes politikës dhe interesave ekonomike, me shkrimin: “Protected… until someone rich asks”. (I mbrojtur... derisa ta kërkojë dikush i pasur). Në të shfaqej figura e kryeministrit, e shoqëruar me kartëmonedha, duke nënkuptuar kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të interesit publik.

Po aq e komentuar ishte edhe pankarta ku shkruhej: “Tirana digjet, Rama krihet”. Një mesazh satirik që i referohej, sipas protestuesve, distancës së qeverisë nga problemet e qytetarëve.

Në protestë u shfaqën gjithashtu pankarta që kërkonin anulimin e ligjit 21/2024 dhe dorëheqjen e kryeministrit. “Anulohet projekti – Anulohet ligji 21/2024 – Rama jep dorëheqjen”, lexohej në një prej tyre.

Nuk munguan as mesazhet drejtuar Bashkimit Europian dhe partnerëve ndërkombëtarë. “Europe is a standard, not a flag” (Evropa është standard, jo flamur) dhe “Our government is in the way” (Qeveria jonë është pengesa), ishin disa nga sloganet e përdorura për të shprehur pakënaqësinë ndaj procesit të integrimit dhe qeverisjes.

Një tjetër pankartë paraqiste figurat e Edi Ramës dhe Sali Berishës përballë një qytetari shqiptar, me mbishkrimin: “Populli nuk hesht” ndërsa në sfond shfaqeshin fjalët “varfëri”, “papunësi”, “emigrim”, “krim”, “korrupsion” dhe “padrejtësi”.

Ndër mesazhet më të shpërndara në rrjetet sociale ishte edhe pankarta: “Dhe shiu do t’i lajë mëkatet tona, por jo ty Ramë, ty s’ka stuhi që të merr përsipër!”

Protesta e sotme dëshmoi se pankartat vazhdojnë të jenë një nga format më të drejtpërdrejta të komunikimit të qytetarëve, duke shndërruar revoltën në mesazhe vizuale që shpesh tërheqin më shumë vëmendje sesa vetë fjalimet.

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

"Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka

 

1 Komente

  1. K
    Kelmendi

    Version qe nuk duhet zhvlerësuar eshte: Ndikim dytesor protesta mund te kete dhe faktorin e vete Partive. Qe do me thene, stimulimin e protestave nga partia Socialiste per ti treguar Trump se ja cfare ben partia socialiste per ty duke e treguar haptazi por ne prapavijr dytësor kjo sjell dhe ndryshim te çmimit te Sazanit dhe karrierës politike. Vetëm ne turmën e protestuesve ka 10 tra persona te shikut te cilët as nuk duartrokasin dhe as jane te shoqëruar. Jane vetmitare dhe rrotullohen ane e mbane. Nuk stacioneve dhe rine kudo ne çdo cep te mundshëm.

    Lini një Përgjigje